06.05.2020 - 14:50
INGREDIENTËT
- 600 gram patëllxhanë
- 4 thelpi hudhra
- pak kripë, piper
- lëngu i një limoni
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle uthull molle
- pak majdanoz i freskët i copëtuar
UDHËZIMET
- Presim patëllxhanët përgjysëm dhe i spërkasim me kripë. I lëmë për një orë në një kulluese, me qëllim që t’u ikë hidhësira.
- Më pas i shpëlajmë nga kripa.
- I vendosim për t’i pjekur në një tavë, në furrën e nxehur në 220 gradë, për 30 – 40 minuta.
- I zhveshim nga tuli me anë të një luge çaji dhe tulin e shtypim në përzierësin elektrik bashkë më hudhrat, piperin, uthullën dhe lëngun e limonit.
- I shtypim (ose përziejmë) derisa të krijohet një lloj salce e njëtrajtshme.
- Spërkasim me vajin e ullirit dhe majdanozin dhe salca është gati. Shijojeni!