MENU
klinika

Valentino Rossi

“Sezon i çuditshëm, por më mirë se pa garuar”

20.05.2020 - 13:05

Valentino Rossi është gati të përballet me sezonin e tij të njëzet e pestë në kampionatin Moto GP, megjithëse do të duhet të presë për startin.  Kalendari i këtij sezoni do të tkurret, por sipas 9 herë kampionit italian, më mirë pak gara se sa të mos garosh fare.  

Sipas Rossit, edhe në këtë mënyrë, në mes të kësaj pandemie, do të jetë një përvojë shumë e veçantë, edhe pse pa publik, të paktën garat e fillimit kështu mendohen.

Qëllimi i DORNA-s, organizatorëve të garave të Moto GP, është që sezoni të fillojë më 19 korrik, në Jerez, me Grand Prix spanjoll dhe më pas të përsërisë javën në vijim në të njëjtën rrugë, me Grand Prix të Andaluzisë. Do të jetë e vështirë të zhvillohen më shumë se 12 gara për këtë vit, nga 20 të tilla që ishin programuar.

Në fund të vitit Valentino Rossi do të largohet nga Yamaha. “Kontrata ime skadon me Yamahan dhe normalisht ata besojnë te pilotët më të rinj. E prisja, nuk ishte befasi, por marrëdhënia ime me Yamaha nuk prishet.

I kemi dhënë njëri-tjetrit aq shumë dhe jam i kënaqur që ata janë të gatshëm të më japin një motorr zyrtar përsëri në sezonin e ardhshëm në ekipin e Petronas. Ia vlen të vazhdosh, nuk do më pëlqente të tërhiqesha në një vit si ky” – deklaroi ndër të tjera Rossi për gazetën italiane “Republica”.