Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi. Mënyra se si konsumatorët punojnë, blejnë dhe veprojnë është gati të ndryshojë përgjithmonë.
Preferencat e konsumatorit janë zhvendosur drejt tregtisë elektronike dhe zbavitjeve, si dhe edukimit online për më shumë se një dekadë tashmë.
Sidoqoftë, pandemia e COVID-19 ka qenë një ndihmë për kompanitë që i shërbejnë ekonomisë përmes punës nga shtëpia, të cilat po shfaqin aftësi duke eksperimentuar njëkohësisht me ide të reja për të ndërtuar përshtatjen e markës.
Që nga mesi i marsit, Amazon ka punësuar 1 milione e 750 mijë punëtorë në Shtetet e Bashkuara për të përmbushur kërkesën e madhe për blerjet në internet.
Instacart, një kompani amerikane e teknologjisë që ofron produkte ushqimore në SHBA dhe Kanada, deklaroi se shitjet u rritën 10-fish, dhe ishin 20 herë më të larta në Kaliforni dhe Uashington, ku virusi u përhap më herët.
Kompania gjithashtu po përdor koncepte të reja, inovative për të përmbushur më mirë nevojat e konsumatorit si dhe për të ofruar më shumë komoditet dhe siguri për shëndetin dhe mirëqënien e tyre, siç është opsioni për të lënë produktet e porositura të pragu i klientit në një kohë të caktuar, pa kontakt të drejtpërdrejtë.
Në të njëjtën kohë, sipas shërbimit të rezervimeve të restoranteve në internet “OpenTable”, konsumimi në vend ra 42 për qind krahasuar me një vit më parë.
Transmetimi i videove ka qenë në rritje për më shumë se një dekadë, por vitin e kaluar, numri i abonentëve me streaming në të gjithë botën (613 milionë) e tejkaloi numrin e abonentëve kabllorë (556 milionë), sipas Shoqatës Filmike të Amerikës.
Me kërkesën e qeverive për të qëndruar në shtëpi është rritur edhe numri i abonimeve. Për shembull, Disney + ka pasur një rritje prej 75 për qind të abonentëve që nga fillimi i shkurtit dhe ka kaluar 50 milionë abonentë që paguajnë në pesë muajt e parë.
Midis krizës së koronavirusit, Zoom Video po udhëheq praktikat virtuale të punës nga shtëpia dhe është gati për të përshpejtuar një ndryshim sizmik në mënyrën e kryerjes së punës. Në ditët e para të pandemisë, aksionet e Zoom u rritën 58% deri më 13 Mars, ndërsa S&P 500 ishte në rënie prej 16% në të njëjtën periudhë. Ndërsa disa shtete dhe vende amerikane kanë filluar të rihapen, grupe të mëdha të punonjësve vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.
Gjithashtu ne jemi duke parë kalimin e shpejtë të arsimit në internet në të gjitha nivelet, shkollën fillore, atë të mesme e deri në nivelin universitar. Teknologjitë dixhitale po riformulojnë botën e arsimit në mënyra të paimagjinuar më parë për një institucion historikisht rezistent ndaj ndryshimeve. Platoni dikur tha se “domosdoshmëria është nëna e shpikjes”. Ndoshta tani, arsimi do të ndryshojë aq shpejt sa teknologjia dhe do të kontribuojë në shoqëritë gjithëpërfshirëse me qasje të paparë në njohuri dhe mirëqenie.
Ndërsa ekziston një paqartësi në lidhje me ndikimin afatgjatë të pandemisë së koronavirusit, me një shkallë të lartë sigurie dihet se preferencat e konsumatorit do të vazhdojnë të zhvillohen me shpejtësi, pasi ata do të zbulojnë mënyra të reja për të marrë mallra e shërbime, për tu arsimuar dhe argëtuar duke punuar nga shtëpia.
Si rezultat i krizës, ekonomia e qëndrimit në shtëpi ka marrë një nxitje të madhe dhe do të katapultojë drejt lartësive të reja të krijimit të vlerave. Pse të dilni kur mund të arrini shumë më tepër duke qëndruar brenda?
Gjashtë muaj më parë, një grua e re mijëravjeçare më tha “të qëndrosh brenda do të thotë të dalësh jashtë”. Tani e di se çfarë do të thoshte me të vërtetë./WEF