16.05.2020 - 08:15
INGREDIENTËT
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 thelpi hudhra të grimcuara
- 3 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 domate
- Borzilok të freskët
- 1 lugë çaji me rigon
- Kripë, piper të zi
UDHËZIMET
- Ngrohni tiganin me vaj ulliri. Skuqni hudhrat me salcën e domateve. Shtoni edhe domaten e prerë në copa të vogla.
- I përzieni për 1 minutë.
- Më pas e hiqni nga zjarri. Shtoni rigonin, borzilokun, kripë dhe piper.
- I përzieni mirë.
- E lini pak të ftohet dhe salca është gati për t’u përdorur tek brumi i picave.