10.05.2020 - 11:53
Ju ka marrë malli për një kabuni? Keni frikë se s’do ju dalë e mirë? Receta do jua thjeshtësojë jashtë mase punën prandaj hidhi një sy!
INGREDIENTËT
- 150-200 gram rrush të thatë
- 1 filxhan oriz
- 2 filxhanë lëng mishi
- 1 filxhan sheqer
- 1 lugë çaji kanellë
- 1/3 lugë çaji karafil
- 3-4 lugë gjelle gjalpë të freskët
UDHËZIMET
- Fillimisht vendosim rrushin e thatë në ujë të ngrohtë që të zbutet.
- Kaurdisim orizin me gjalpë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit të vluar, rrushin e thatë dhe një majë luge kripë.
- E mbulojmë me kapak dhe e lemë orizin të ziejë sa të krijojë bulëza.
- E largojmë më pas nga zjarri dhe e përziejmë me sheqerin, kanellën dhe karafilat.
- E mbulojmë përsëri me kapak dhe e lemë 10-15 minuta të pushojë në ngrohtësi në vatrën e sobës së fikur.
- Më pas e servirim në tasa duke e spërkatur me kanellë dhe me pak sheqer të djegur për dekor dhe shije.