14.05.2020 - 09:10
Paella është një pjatë tradicionale e Spanjës. Nëse nuk mund të shkosh dot në Spanjë, atëherë ne ju sjellim recetën për ta përgatitur në kushtet e shtëpisë….
INGREDIENTËT
- 300 gram oriz për paella
- 3 lugë gjelle verë e bardhë
- 400 gram domate të marinuara me hudhra
- 900 ml lëng pule
- 400 gram fruta deti miks
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e grirë imët
- 1 lugë kafe piper i kuq
- 1 lugë kafe trumzë
- Lëngu 1 një limoni
- Pak borzilok
UDHËZIMET
- Në një tigan me vaj ulliri, skuqni qepën. E lini për pak minuta derisa të zbutet.
- Shtoni piperin e kuq, trumzën, orizin dhe verën e bardhë. Trazojeni mirë.
- Shtoni domatet e marinuara me hudhrat dhe lëngun e pulës.
- E lini për 15 minuta dhe i shtoni frutat e detit. Shtoni lëngun e limonit, majdanozin e grirë imët dhe e lini edhepër 5 minuta të tjera.
- Paella duhet të jetë pak e lëngshme. Ju bëftë mirë!