08.05.2020 - 16:31
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 2 mollë jeshile
- 1 filxhan kafe lëng limoni
- 3 qepë të njoma
- 150 gram proshutë
- 300 gram spinaq
- Për salcën
- gjysmë filxhani me vaj ulliri
- 1 mollë
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle mustardë
- 1 tufë majdanoz
- Borzilok
- 3 lugë gjelle uthull
UDHËZIMET
- Fillimisht e lajmë spinaqin me ujë të bollshëm dhe më pas e presim me duar në copa të mëdha.
- Pastaj presim mollët në feta të holla me gjithë lëkurë. Në një tepsi shtrojmë proshutën dhe e pjekim për 10 minuta në 180 gradë.
- Në një blender rrahim të gjithë përbërësit që nevojiten për salcën.
- Në një enë qelqi përziejmë spinaqin, mollët dhe qepët e njoma të prera hollë.
- Në fund i hedhim salcën e përgatitur dhe e shoqërojmë me proshutën e pjekur më parë. Ju bëftë mirë!