09.05.2020 - 08:41
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 1 lugë gjelle me miell
- 800 ml qumësht
- 250 gram kërpurdha
- 150 gram bizele
- 2 kokrra patate
- 1 kokër qepë
- Vaj luledielli, kripë dhe piper
- pak majdanoz të freskët
UDHËZIMET
- Në një tigan skuqim qepët me vaj ulliri. Më pas i shtojmë karotat dhe patatet e grira në copa të vogla.
- Në fund i shtojmë bizelet dhe kërpurdhat. I shtojmë miellin dhe e lëmë të skuqet së bashku me perimet.
- Pastaj shtojmë qumështin, kripën dhe piperin.
- Për ta bërë kremoze, pasi ta keni hequr nga zjarri, mund ta fusni supën në një blender, në mënyrë që të gjitha përbërësit të grihen imët duke krijuar një masë homogjene.
- E shërbejmë të ngrohtë në një pjatë dhe sipër hedhim majdanozin e grirë. Shijojeni!