10.05.2020 - 11:55
INGREDIENTËT
- 800 gram kofsha pule
- 10-15 thelpinj hudhra
- 1 lugë gjelle miell
- 1 gotë lëng pule
- 80 ml. verë e bardhë
- 400 ml salcë kosi
- pak spec të kuq pluhur
- 1 tufë majdanoz grirë imët
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- kripë, piper i zi
UDHËZIMET
- Lani mirë mishin, e fshini dhe e marinoni me kripë e piper. I shtoni pak miell.
- Në një tigan me vaj skuqni mirë kofshët e pulës.
- Sapo të shikoni që janë skuqur mirë i hiqni nga zjarri.
- Merrni një tigan të pastër me pak vaj dhe skuqni hudhrat mirë e mirë me vaj ulliri.
- Vendosni sërish kofshat e pulës dhe i shuani me një gotë verë.
- Sapo vera të adhurojë shtoni lëngun e pulës, kosin dhe e përzieni mirë.
- Shtoni kripë, piper, specin e kuq dhe majdanozin.
- I lini në zjarr edhe pak minuta në mënyrë që salca të trashet pak dhe menjëherë pas kësaj i shërbeni të ngrohta. Ju bëftë mirë!