MENU
klinika

"Receta e mamit"

Vezë të pjekura me salcë domateje, mozzarella dhe borzilok të freskët

07.05.2020 - 08:20
Frymëzuar nga pica kapreze, kjo vezë e pjekur është perfekte për të nisur ditën. Është super e thjeshtë në përgatitje dhe e shijshme!
Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta

INGREDIENTËT

  • 4-5 tul domateje
  • 6 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • ¼ filxhan me mozarela
  • ½ lugë çaji me spec të kuq pluhur
  • ½ lugë çaji piper të kuq
  • Borzilok të freskët
  • 4 vezë
  • Kripë

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Grini imët qepët dhe hudhrat.
  3. Në një tas të vogël bashkoni tulin e domateve, specin e kuq, piperin e kuq dhe kripën.
  4. Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin. Shtoni qepët dhe i lini derisa të behen transparente. Shtoni hudhrat dhe i gatuani edhe për 2-3 minuta të tjera.
  5. Ndajeni masën në disa enë të vogla qeramike.
  6. Tek secila prej tyre thyeni nga një vezë dhe në fund i shtoni sipër djathin.
  7. I fusni në furrë për 7-8 minuta.
  8. Tosti me vezë është gati për t’u shijuar!