MENU
klinika

Nga The Guardian

A do t’i mbijetojë Britania erërave të forta pas Brexit?

11.06.2020 - 15:48

Çdokush që i ka kushtuar vëmendje retorikës së Brexit vitet e fundit është i habitur që negociatat për një marrëveshje tregtare janë duke dështuar.

Askush nuk pret progres deri në fund të këtij muaji, kur skadon afati për të kërkuar një zgjatje të marrëveshjeve.

Penny Mordauntkëtë javë u bë ministri i fundit që përsëriti se nuk do të kërkohet kohë shtesë, dhe nëse nuk ka marrëveshje.

BE me të vërtetë dëshiron një marrëveshje.

Disa hapësira për kompromis mund të lexohen midis rreshtave të vlerësimeve të pambaruara të bisedimeve të Michel Barnier.

Gatishmëria e qartë e Downing Street për të hequr dorë nga hyrja në tregjet e BE ofron qartësi strategjike.

Vetëkënaqësia dhe koronavirusi e kanë ndaluar Johnsonin të bëjë detyrat e shtëpisë.

Si rezultat, Mbretëria e Bashkuar nuk ka asnjë koncept strategjik të marrëdhënieve pas Brexitit me BE-në, madje as me një marrëveshje tregtare.

Plani ekonomik është të përparojë në tregjet e tjera globale dhe “industritë e së ardhmes”, ku standardet rregullatore do të vendosen në Londër, jo në Bruksel.

Në këtë vizion, BE-ja supozohet ta shikojë dinamizmin e ri të Britanisë me zili. Kjo është një fantazi që nuk mund të mbijetojë ekspozimit ndaj erërave të ftohta ekonomike që do të fryjnë pas pandemisë.

BE nuk është shumë e frikësuar nga kërcënimet euroskeptike, pasi dëmi që do të shkaktonte është më i madh nga pala britanike.

Por ekziston shqetësimi për pasojat afatgjata të Britanisë që dëmtojnë veten në atë mënyrë, duke sakrifikuar ekonominë e vet në një altar të krenarisë kombëtare.

Mbeten vetëm disa muaj nëse një marrëveshje do të nënshkruhet dhe ratifikohet para fundit të vitit. Ka shumë ndryshore për të parashikuar çdo rezultat.

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në nëntor do të ndryshojnë ekuilibrat e fuqisë globale në cilëndo mënyrë.

Nuk është tepër vonë për Z. Johnson të arrijë në një vlerësim më realist të opsioneve të tij, por ai së pari duhet të ngreje sytë në një horizont strategjik, dhe nuk ka shumë shenja se ai është i aftë të shikojë kaq larg.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”