MENU
klinika

Çfarë do të mbetej nga Evropa?

BE të bëhet gati për një “Brexit” të dytë!

01.06.2020 - 15:31

Bashkimi Evropian duhet të ‘rimëkëmbet’ në një mënyrë të qëndrueshme pas krizës së koronavirusit ose do të rrezikojë të humbasë vendet anëtare si Italia, ka paralajmëruar një politikan gjerman.

Italia ishte një nga vendet më të prekura nga pandemia dhe u tërbua nga ajo që shihet si mungesë e mbështetjes nga Brukseli. Edhe politikanët pro-BE u lanë në pikëpyetje për të ardhmen e vendit të tyre brenda bllokut.

Markus Söder, president i Unionit Kristian Socialist të Gjermanisë dhe drejtues i Bavarisë, pranoi dështimet e BE dhe tha se gjërat duhej të ndryshonin.

Ai tha: “Ne duhet të përballemi me rindërtimin e Evropës në një mënyrë të qëndrueshme ose rrezikojmë një Brexit tjetër në Itali”.

Markus Söder

“Jo vetëm kriza e koronavirusit, por edhe nacionalizmi po përhapet. Prandaj, na duhet një frymë e re e kohezionit në Evropë”, shtoi ai. Ai vazhdoi: “Ne nuk duhet të kthehemi në modele të vjetra të sjelljes. Evropës i duhet një vrull i ri i madh.”

Soder paralajmëroi se BE do të shkatrrohej nëse shtetet më të pasura nuk do të ndihmonin vendet m të prekura nga koronavirusi.

Ai tha: “Kur Gjermania ndihmon Italinë dhe Spanjën, ne ndihmojmë veten tone, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht dhe në aspketin ekonomik”, tha politikani gjerman.

“Nëse hezitojmë tani ose nënvlerësojmë ndikimin psikologjik, ekziston rreziku i një Brexit të dytë në Itali. Një Evropë pa Italinë ose Spanjën nuk është më një Evropë siç e njohim ne. Kështu që BE nuk do të kishte më kuptim” tha ai.

Komentet e tij i bëjnë jehonë atyre të financierit të miliarderit George Soros i cili paralajmëroi gjithashtu se e ardhmja e BE ishte në rrezik.

Ai tha: “Unë jam veçanërisht i shqetësuar për Italinë. Matteo Salvini, kreu i partisë Lega, po agiton që vendi të largohet nga euro dhe BE.

“Çfarë do të mbetej nga Evropa pa Italinë? Italia më parë ishte vendi më pro-evropian”, tha Soros.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet këshilltari i lartë qeveritar

Italia mund të largohet nga BE…