MENU
klinika

Zv.trajneri i Kombëtares për talentin shqiptar

“Kumbulla, më mirë te Lazio ose Inter se sa te Juve”

08.06.2020 - 17:49

Një ditë më parë mediet italiane shkruanin se Juventus tashmë e ka seriozisht për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës, madje kampionët e Italisë ofronin 32 mln euro Verona-s për shqiptarin.

Sot, në një intervistë për “TuttoJuve”, zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Sergio Porrini, ka folur pikërisht për mbrojtësin shqiptar, duke thënë se më e mira për të do ishte të kalonte te Lazio ose Inter sesa te Juventus, për shkak të konkurrencës më të vogël që do kishte.

“Ne nisëm ta ndiqnim atë që në fillim të sezonit, kur e pamë që Juriç po e aktivizonte rregullisht, krijuam edhe një ide të qartë për të, i cili na la përshtypje shumë të mira. Pikërisht duke parë paraqitjet e mira, ne vendosëm ta grumbullonim atë tek ekipi i parë kombëtar, ku ai bëri edhe debutimin e tij.

Ai është një djalë me perspektivë të madhe, shpresoj që ai të vazhdojë të bëjë mirë te Verona. Unë nuk jam i befasuar që shumë ekipe të mëdha po e kërkojnë atë për cilësitë që ka. Ndonëse ai është vetëm 20 vjeç, po dëshmon se është një mbrojtës i shkëlqyeshëm.

Është akoma shumë shpejt për të thënë nëse Kumbulla mund të luajë në një klub të madh. Shpresoj se këto thashetheme nuk do ta shpërqendrojnë. Këtë vit ai është duke u shprehur shumë mirë në mbrojtjen me tre, ai ka luajtur në qendër po ashtu edhe në krahët e kësaj mbrojtjeje me 3.

Është e vështirë t’i përgjigjesh pyetjeje nëse mund të luajë në mbrojtjen me 4, pasi ende nuk kemi parë të luajë me këtë skemë. Asnjëherë nuk është e lehtë të përshtatesh me një sistem loje të ndryshme.

Personalisht në këto momente unë do ta shikoja më mirë mbrojtësin te Interi ose te Lazio, pasi do të kishte më pak konkurrencë. Te Juventusi për mendimin tim ai do të rrezikonte pak, pasi rasti konkret është ai i Ruganit. Kumbulla gjithsesi e ka potencialin për të luajtur në një ekip të madh”, – tha ndër të tjera Sergi Porrini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhezinjtë në garë me Inter e Lazio

Juve i kalon të gjithë, 32 mln euro për Kumbullën

Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”