La Liga po bëhet gati të rikthehet në fushë më 11 qershor, teksa rinis me derbin Sevilla-Betis. Ndeshjet padyshim do të jenë pa tifozë. Por ka nga ata që në Spanjë mendojnë ndryshe. Ky është Miguel Angel Ramirez, presidenti i Las Palmas, skuadër që renditet në vendin e 16-të në Segunda Division, ose La Liga 2.
Sipas Ramirez, Ishujt Kanarie janë një vend i sigurt, madje mund të presin edhe ndeshje të ligave të tjera dhe me tifozë. Në të vërtetë, Coronavirus nuk e goditi aq fort këtë pjesë të Spanjës. 2326 ishin në total të infektuarit, ndërsa dhjetëra që humbën jetën.
Presidenti i Las Palmas kërkon të luhet me tifozë që në ndeshjen e parë të ekipit të tij më 13 qershor ndaj Girona-s. Kjo do të bëhet duke zbatuar disa rregulla brenda dhe jashtë stadiumit, ku koicidon me fazën e tretë të hapjes, ku 30% e ambienteve sportive mund të mbushen me shikues, duke mbajtur distancën e duhur.
Nëse ky standard do të zbatohej për Las Palmas, 10 mijë spektatorë mund të ishin të mirëpritur, nga 33 mijë vendet. Kjo do të lejonte që klubi të mirëpresë të gjithë tifozët e abonuar dhe nuk do të kishte dëmshpërblime për ta. Ramirez kërkon të djegë etapat dhe ka bërë një kërkesë në La Liga, tashmë pret pëgjigjet që të krijojë kushtet e duhura për tifozët e Las Palmas.