Nga Prof. Dr. KIM M. DRASA
Zbulimi i konspiracionit mund të bëhet vetëm nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime kundër Njerëzimit. Personalisht, si mjek, po merrem me faktin që COVID-19 ka infektuar njerëzimin dhe ka marrë shumë jetë. Konkretisht, pa diskutuar konspiracionin, COV-19 ekziston, pra, fakt i pamohueshëm. Dhe kjo është arsyeja që po paraqes këtë analizë faktesh, në vazhdim të artikujve (analiza), të mëparshëm, sepse kjo është pyetja më e shpeshtë dhe më stresuese që po mban në ankth të gjithë botën.
COVID-19 vazhdon të infektojë njerëzimin, duke u përhapur lehtësisht nga personi te personi. Kjo është pandemia e parë, e shkaktuar nga një koronavirus i ri. Koronaviruset janë një familje e madhe virusesh, të cilët janë të zakonshëm te njerëzit dhe në shumë specie të ndryshme kafshësh duke përfshirë: devetë, bagëti dhe lakuriqët e natës. Rrallë, koronaviruset e kafshëve mund të infektojnë njerëzit dhe pastaj shpërndahen midis njerëzve, siç janë rastet me MERS-CoV; SARS-CoV dhe tani me këtë virus të ri, i quajtur SARS-CoV-2, ky është një betakoronavirus, si dy të tjerat. Te tre këta koronaviruse e kanë origjinën e tyre nga lakuriqët e natës.
Pacienti 1, i raportuar në USA i sëmundjes koronavirus 2019 (COVID-199), u shfaq në 20 janar 2020, në Uashington. Fillimi i testimit në USA ka filluar nga 1 marsi. Sekuencat prej pacientëve në USA janë të njëjta me rastin e parë që Kina fillimisht e postoi, duke sugjeruar një emergjencë të mundshme, të vetme e të fundit të këtij virusi nga një rezervat kafshësh.
Në shekujt e kaluar kanë qenë 4 pandemi të shkaktuara nga emergjenca e viruseve të rinj të influencës. Qartësisht, ky është 100-vjeçari i parë që njerëzimi infektohet nga një lloj koronavirusi dhe COVID-19 është lloji i 3-të i koronaviruseve që infekton njerëzimin deri në nivelin më të lartë, atë të pandemisë. Si rezultat, shumë kërkime dhe guidance rreth këtyre 4 pandemive janë specifike për Influenca (FLU), por me të njëjtat premisa mund të aplikohen me pandeminë aktuale të shkaktuar nga COVID-19. Pandemitë e sëmundjeve respiratore ndjekin një përparim të përcaktuar në një “Kornizë Intervalesh Pandemike”.
Mbani në mendje mirë këto dy evidencime, të cilat i kam theksuar në dy artikujt e parë dhe po jua rikujtoj se janë shumë të rëndësishme, që të mos gënjeheni nga ky lumë informacionesh sepse shumica janë fake.
Konkretisht, reale janë këto 2 konkluzionet e mëposhtme:
1) “Evidencimet e COVID-19 janë duke ndryshuar ditë pas dite”
2) “Aktualisht, nuk ka as kurë, as profilaktikë, as vaksinë për COVID-19”
Akoma nuk dihet pse disa njerëz mund të kenë test pozitiv 2 herë për COVID-19.
OBSH thotë qartë: “Ata akoma nuk kanë asnjë evidentim të plotë për të kuptuar se pse disa njerëz mund të paraqesin riaktivizim të COVID-19 edhe pasi janë shëruar”.
Koreja e Jugut, kohët e fundit, raportoi që një numër sinjifikant i njerëzve me COVID-19 kishin test pozitiv, pastaj teste negative dhe pastaj patëm përsëri test pozitiv dhe paraqitën përsëri simptoma, si temperaturë, kollë, sputum nga fyti dhe lodhje. Kjo të detyron të mendosh që një pacienti mund t’i dalë testi pozitiv edhe pasi shërohet, por duhet filluar trajtimi vetëm kur paraqesin edhe simptomat e mësipërme. Pra, siç kam shkruar në artikujt e mi të mëparshëm, që ruhuni të mos kontaktoni pa maska e doreza personat e shëruar, sepse ata mund të vazhdojnë edhe për dy javë të nxjerrin virusin nga goja.
Zyra oficiale e shëndetit në Korenë e Jugut thotë se për ta është e paqartë që këta paciente mund të riinfektohen me COVID-19, në një kohë të dytë që nga koha e parë që ata dolën me testim pozitiv. Pra, shumë shpejt u ridoli testimi pozitiv, pasi e kishin negativ. Konkretisht, disa njerëz me COVID-19, pasi janë shëruar e kanë dalë nga spitali, mund të paraqesin një riaktivizim viral.
Ekspertët e shëndetit në USA nuk mendojnë një riaktivizim të COVID-19, pasi nuk kanë observuar kurrë më përpara riaktivizim viral në koronaviruset e tjerë.
Kjo mund të kuptohej shumë mirë që viruset asnjëherë nuk e lëshojnë habitatin (sistemin) e tyre. Virusi sorollatet dhe njerëzimi nuk është shëruar kurrë plotësisht nga sëmundjet virusale dhe kjo tregon atë që edhe testimi i mëvonshëm po shfaq tablonë: “COVID-19 po del infektues, ngjitës”.
E vërteta është që shkenca ekzaktësisht nuk po e kupton dinamikën se si njerëzit, të cilët janë testuar negativë, mbas infektimit me COVID-19 dhe për çudi të dalin përsëri pozitivë. Prandaj, dr. Robert Glatter (Lenox Hill Hospital, NY City) theksoi që vërtet duhen më tepër studime për të sqaruar këtë fenomen, i cili po evidentohet.
Kjo është më tepër e pranueshme që nuk është një riaktivizim, por një rigjallërim i COVID-19
Dr. Benjamin Neuman, virolog dhe lider i Departamentit të Biologjisë, Texarkana University (Texas), beson se ky konstatim nuk të bën të mendosh besueshëm që të jetë një riaktivizim i virusit sesa mund të jetë një ringjallje. Neuman mendon qe njerëzit janë probabilisht: “Duke e shkarkuar (larë) me disa viruse trupin e tyre dhe më pas sëmundja kthehet”.
Evidencimet fillestare nga Kina dhe Hong Kong treguan që virusi vazhdon të jetë i detektueshëm në pjesën më të poshtme të mushkërisë (siç kam shkruar që një muaj më parë se kisha informacion nga qendra ime në “Mount Sinai Hospital”, Manhattan-NY City) dhe kudo, në pjesët e trupit si dhe në incestinë (zorrë), nga 2 javë deri në 1 muaj në përputhje me Neuman.
Një studim nga Hong Kongu (burim i sigurt) pa të dhënat nga 59 njerëz me COVID-19, si dhe të dhëna të grumbulluara nga 60 studime dhe arriti në përfundimin: “Prezenca e fragmenteve RNA virale ose grimca në jashtëqitje, deri në 33 ditë, mbas infektimit fillestar me SARS-CoV-2, me asnjë evidencim të përcaktimit të qenies së virusit në kampionet (mostrat) e traktit respirator”, u shpreh Glatter. Ky përfundim sugjeron që grimca ose fragmente të virusit janë akoma të qëndrueshëm (“këmbëngulës”) në pjesë të tjera të trupit, madje, edhe nëse nuk është i dukshëm përmes tamponit nazal ose të fytit. Ne kemi parë riaktivizim viral në viruset e tjerë, siç janë Herpes dhe HIV.
Këto viruse hyjnë në periudhën e fjetjes (“letargjike”), gjatë së cilës kohë ata integrohen brenda në ADN-në e hostit (pritësit). Kështu, mbas një periudhe kohe, virusi mund të riaktivizohet, potencialisht përmes stresit.
Konkretisht: “Rigjallërimin e COVID-19 në shtator, siç po thonë tani disa personalitete shkencore (USA), e përkthej dhe analizoj që nuk do ndodhë, por, po ndodhi, do të ndodhë tek ata persona që janë prekur dhe shëruar nga COVID-19”. (siç e shpjegova më sipër që COVID-19 do zgjohet nga ‘Letargjia’ në trupin e personave të infektuar dhe pastaj të shëruar dhe jo se ka “fjetur”, nëpër supermarket, Cellofane, Silver apo….). Për më tepër, në shtator nuk do ndodhë që koronavirusi të dalë përsëri nga laboratori në Ëuhan.
Neuman shpjegon: “Ne nuk jemi në gjendje të tregojmë diferencimin midis riinfeksionit, ringjalljes ose ndoshta riaktivizim të SARS-CoV-2”.
Testimi i antitrupave, i cili gjurmon cili është imun pjesërisht ose plotësisht mbas shërimit prej COVID-19, mund gjithashtu të na ndihmojë, të kemi nën kontroll përhapjen në komunitet të infeksionit dhe potencialisht na lejon që në zona të caktuara të lehtësojmë kufizimin e distancimit fizik.
Glatter tha që derisa ne nuk i kemi akoma këto teste, “Ne nuk mund ta kemi një ‘dorë’ të fortë mbi kontrollin e situatës”.
KESHILLA PERSONALE-MOS I HARRONI:
1) Ruhuni domosdoshmërisht nga personat, të cilët dalin të shëruar nga spitali, sepse ata vazhdojnë deri në 1 muaj të ekspirojnë dhe me spërkla të nxjerrin nga trupi pjesë të COVID-19.
2) Mos u trembni akoma se COVID-19 është në “grahmat” e fundit. Pra, edhe sikur të infektohesh, do ta kalosh shumë lehtë, pa pasur nevojë për shtrim të detyruar.
3) Prof. Luc Montagnier (Francë), virolog, “NOBEL në Mjekësi” (2008), theksoi në intervistë në TV italian (11 maj): 1) Viruset, qoftë edhe koronaviruset, nuk kanë as mjekim efikas, as vaksinë; 2) COVID-19 është “bombë biologjike”, e cila “fluturoi” nga laboratori Ëuhan. 3) Shpresoj që të futet në “Kutinë e Pandorës” dhe të zhduket vetë. (Të tria i kam thënë në artikullin tim personal, botuar online, “Panorama”, 27 Prill).
4) COVID-19, çfarëdo etiketimi t’i vendosim, pothuaj ka ikur dhe nuk do kthehet në shtator, pra, do zhduket vetë si çdolloj koronavirusi. Vjeshta e ardhshme do vazhdojë si gjitha vjeshtat (me viruse influence të zakonshme).
5) Personat e prekur dhe shëruar nga COVID-19 mund të jenë i vetmit burim i rikthimit të valës së 2-të në vjeshtë nga rigjallërimi i COV-19, të ngelur në trupin e tyre.
USHQIMET QE SHKAKTOJNE INFLAMACION:
Pasi analizova personalisht pse në Nju Jork COVID-19 infektoi shumë persona dhe shumë rëndë, me numër më të lartë mortaliteti, arrita në përfundimin se atje njerëzit e kanë shumë të dobët sistemin imunitar, të shkaktuar nga stresi i madh dhe nga ushqimet fast food. Njujorkezët janë njerëzit që hanë më shumë “McDonald” në botë, prandaj nuk ke çfarë pret që të kenë të fortë sistemin imunitar.
Për këtë arsye po paraqes 6 ushqimet që shkaktojnë inflamacion të njeriut, sepse COVID-19 shkakton inflamacion të gjerë dhe personat e infektuar do ta kalojnë shumë më rëndë. Këto janë: A1) Sheqeri dhe shurup misri me nivel të lartë fruktoze (ndërvepron ndaj efekteve antiinflamatore të Omega-3).
A2) Yndyrat përtej artificiales: shkaktojnë ulje të kolesterolit të mirë (HDL) dhe dëmtojnë funksionin endothelial qelizor që shtrihen në arteriet tona dhe rritje të C-reaktive protein (CRP), e cila u konstatua shumë e lartë në rastin e COVID-19.
A3) Vaji i farave dhe perimeve.
A4) Karbohidratet e rafinuara.
A5) Alkool i tepruar.
A6) Mishi i përpunuar.
“DITA e ÇLIRIMIT” do jetë në qershor 2020. Arrij në këtë konkluzion përfundimtar në bazë të tri analizave (që kam bërë dhe botuar) dhe të kësaj analize, se ky do jete muaji i fitores në të gjithë boten. Jeta do fillojë funksionimin normal me të gjitha opsionet e saj.
ABSOLUTISHT, në shtator, për të parandaluar ripërhapjen e COVID-19 nga rigjallërimi pas zgjimit, nga gjumi “letargjik”, te personat, të cilët janë infektuar këto kohë dhe janë shëruar, duhet që këta persona të jenë të skeduar dhe nën mbikëqyrje rigoroze nga infeksionistët, epidemiologët dhe virologët, që nëse ndodh vërtet fenomeni i rigjallërimit të COVID-19 (siç po thonë shkencëtarët), të mos infektojnë popullsinë e gjerë.
Qeveritë, në të gjithë botën, kanë kohë që deri në vjeshtë të prodhojnë ose importojnë maska speciale me shumicë. (Kjo, sipas analizës sime, është e vetmja masë paraprake dhe kryesorja).
Absolutisht, maska është çelësi numër 1 i bllokimit të futjes në trupin tonë të çdo virusi ose koronavirusi. (No Comment).
Dielli i ngordh të gjitha llojet e viruseve dhe koronaviruseve (Aksiomë).