MENU
klinika

Tregon ambicien e tij për 10 vitet e ardhshme

“Shqipëria 2030”, Rama zbulon sloganin e fushatës

05.06.2020 - 13:19

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të bujshëm për bizneset e vogla me xhiro nën 14 milionë lekë të rinj.

I ftuar në një nga emisionet shqiptare, Rama bëri të ditur se qeveria është duke punuar për një paketë ligjore, që do të heqë tatimfitimin për të gjitha bizneset e vogla, që e kanë xhiron nën 14 milionë lekë të rinj. Kreu i qeverisë tha se kjo nismë do të jetë pjesë e një plani më të madh që do të prezantohet me vonë në qershor, i cili do të titullohet “Shqipëria 2030”.

Me batutë, Rama tha se kjo periudhë 10- vjeçare mund të merret edhe si ambicia e tij për të qëndruar në pushtet dhe si referencë mori Kancelaren gjermane, e cila tashmë është futur në vitin 16 të pushtetit.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që mund të thuhet sot, shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël të çdo shqiptari që punon dhe krijon punë deri në 140 mln lekë të vjetër, do t’i heqim të gjitha taksat deri në vitin 2029.

Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit. Këta njerëz nuk do të kenë asnjë detyrim për të paguar asnjë lek deri në vitin 2029, asnjë tatimfitimi. Shumë shpejt do ta ndajmë nëse do ta heqim TVSH-në komplet, por më shumë po, edhe pse është diçka që duhet kalkuluar.

Ne do të heqim tatimfitimin deri në vitin 2029. Këtë do ta bëjmë tani dhe kjo do të jetë pjesa e planit ‘Shqipëria 2030’ dhe jemi në finalizim të analizës. Planin do ta paraqesim gjatë qershorit dhe mos më kërkoni sot datë”, tha Kryeministri Rama. Ndërkohë, kjo lëvizje e qeverisë vjen në një kohë kur nuk ka më shumë se 2 vite nga vendimi për futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

Nga 1 prilli 2018, i gjithë biznesi i vogël ka hyrë në skemën e TVSH-së. Kryeministri ka premtuar që do ta heqë me paketën e fiskale. Aktualisht, biznesi i vogël me xhiro deri ne 5 milionë lekë nuk paguan tatimfitim, ndërsa biznesi me xhiro nga 5 milionë lekë deri ne 8 milionë lekë paguan 5 për qind. Ndërsa me këtë nismë që shpalli Kryeministri, qeveria do ta bëjë 14 milionë lekë kufirin e biznesit të vogël dhe do të heqë tatimfitimin deri në vitin 2029.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!