MENU
klinika

"Veprimet e saj, të papranueshme"

Turqia nuk është problem i Greqisë por i gjithë BE-së!

12.06.2020 - 16:19

Një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian i konsideroi të premten si “të papranueshme” veprimet e Turqisë në Mesdheun Lindor, duke theksuar se çështja do të adresohej nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell tek Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo, i cili do të bashkohet me një telekonferencë të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE të hënën.

KE do të vazhdojë të diskutojë çështjen e sjelljes së Turqisë në rajon, ku ajo tashmë ka filluar eksplorimet e paligjshme për hidrokarburet dhe po kërkon të zgjerojë më tej aktivitetet e saj “, tha zyrtari. Çështja ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme” për BE, tha zyrtari.

Pompeo është planifikuar të bashkohet me telekonferencën e së hënës për një orë e gjysmë.

Pjesëmarrja e tij në diskutim pritet të përqendrohet kryesisht tek çështja e Kinë, sipas burimeve të KE, por tema të tjera që do të trajtohen përfshijnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme, ndikimin e pandemisë së koronavirusit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe situatën në Libi.

Ndërkohë, vështirësitë në marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë janë gjithashtu një problem për Bashkimin Evropian, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis të enjten ndërsa përsëriti kritikat për marrëveshjen e kufijve detarë të Ankarasë me qeverinë me bazë Tripoli në Libi.

“Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona me Turqinë nuk është vetëm një problem greko-turk, por është një problem BE-Turqi,” tha Mitsotakis gjatë një diskutimi në internet me historianin Niall Ferguson në Forumin Ekonomik Delphi.

“Greqia është anëtare e Bashkimit Evropian, shqetësimet tona për sigurinë janë gjithashtu shqetësimet e sigurisë së Bashkimit, kur ne po ruajmë kufijtë tanë, kur po mbrojmë kufijtë tanë, ne po mbrojmë kufijtë e BE”, tha ai.

“Nëse Turqia po mendon të shkelë të drejtat sovrane të Republikës Greke, jo vetëm që do të marrë një përgjigje nga Greqia, unë jam mjaft i sigurt se do të marrë një përgjigje nga Evropa,” tha Mitsotakis.

Përkthyer dhe përshtatur nga Kathimerini/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet Ministria e Jashtme greke

“Greqia është çmendur”, Erdogan provokon sërish

Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”