MENU
klinika

Tërheqja e trupave nga Gjermania

Vendimi i Presidentit Trump, shumë pikëpyetje për Evropën!

10.06.2020 - 17:53

Tensionet midis SHBA-së dhe Gjermanisë për shpenzimet ushtarake dhe çështje të tjera të sigurisë janë duke u shtuar.

Një zyrtar i lartë amerikan tha të premten se Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar ushtrinë amerikane të largojë 9,500 ushtarë nga Gjermania.

Si partnerë të ngushtë në aleancën transatlantike, lidhjet Uashington-Berlin do të preken negativisht për shkak të tërheqjes së trupave të propozuar.

Kjo mund të riformulojë arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Për një kohë të gjatë, Gjermania e ka parë Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) si një ofrues të sigurisë për të gjithë Evropën dhe beson se bashkëpunimi me SHBA dhe partnerët e tjerë të NATO-s është “jetik” për sigurinë e vetë Gjermanisë.

Sidoqoftë, që kur Trump mori detyrën, marrëdhëniet e SHBA me Gjermaninë janë tensionuar.

Disa studiues madje argumentojnë se Trump është xheloz për kancelaren gjermane Angela Merkel dhe e trajton atë si rivale, sepse “Merkel përfaqëson gjithçka që Trump mashtron: Globalizmin, multilateralizmin, ligjin ndërkombëtar”, citoi The New York Times cituar Thomas Kleine-Brockhoff, nënkryetarin e Fondit Marshall të Gjermanisë me qendër në Berlin.

Sipas një studimi të Pew Research të vitit 2019, vetëm 13 përqind e gjermanëve kanë besim te Trump; ndërsa 45 përqind e tyre thonë se bazat amerikane nuk janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Gjermanisë. Vetëm 15 përqind pretendojnë se trupat amerikane janë shumë të rëndësishme. Sipas një studimi tjetër të Pew Research, të publikuar në mars 2020, vetëm 34 përqind e gjermanëve thonë se marrëdhëniet SHBA-Gjermani janë të mira.

Kjo mishëron besimin se Berlini dhe Uashingtoni kanë divergjenca të mëdha në lidhjet bilaterale dhe politikat e sigurisë, të cilat kanë ndikuar në opinionet e publikut në të dy vendet.

Vitet e fundit, numri i trupave amerikane të vendosur në Gjermani ka rënë në mënyrë dramatike, nga 72.400 në 2006 në 34.500 aktualisht.

Peizazhi gjithnjë e më kompleks i sigurisë globale e nxit Uashingtonin të rregullojë fokusin e tij strategjik. Administrata e Merkel po rishikon gjithashtu politikat e sigurisë dhe mbrojtjes të Gjermanisë.

Sidoqoftë, edhe pasi 9.500 ushtarë amerikanë janë larguar nga Gjermania, do të mbeten akoma 25,000. Për më tepër, dhe varësia e sigurisë e Gjermanisë nga SHBA dhe NATO, nuk do të ndryshojnë në planin afatshkurtër.

Tërheqja e planifikuar nga SHBA e trupave të saj nga Gjermania ka ngjall reagime të ndryshme.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas pranoi se marrëdhëniet SHBA-Gjermani ishin “të ndërlikuara”.

Bashkimi Demokratik i Krishterë i qendrës së djathtë në pushtet të Gjermanisë (CDU) mbështet praninë ushtarake amerikane në Gjermani. Sidoqoftë, forcat e krahut të majtë në Gjermani mirëpresin tërheqjen amerikane të trupave të saj.

Gjithsesi, mbështetja e Gjermanisë, në sistemin e sigurisë kolektive të NATO-s nuk do të ndryshojë së shpejti.

Nga njëra anë, kjo për shkak të divergjencave më të mëdha midis Gjermanisë dhe NATO-s dhe unilateralizmit të administratës Trump.

Nga ana tjetër, integrimi evropian i mbrojtjes po përparon ngadalë. Evropa është përkohësisht e paaftë për të hequr qafe varësinë e saj të sigurisë nga SHBA.

Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania ka ngjallur përgjithësisht shqetësimet e vendeve evropiane për ruajtjen e sigurisë kolektive në rajon. Sidoqoftë, tërheqja gjithashtu ka sjellë përgjigje të ndryshme brenda Evropës.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha të shtunën se shpresonte që disa nga trupat amerikane të larguar nga Gjermania.

Polonia i konsideron SHBA-të si burimin e garancisë së saj të sigurisë.

Polonia beson se Evropës i mungon aftësia për të arritur një autonomi strategjike, dhe se NATO është forca kryesore për t’u marrë me kërcënimet nga Rusia.

Qëndrimi i Polonisë pasqyron status quo-në e integrimit evropian të mbrojtjes, i mungon aftësia për të koordinuar interesat dhe mendjet e shteteve të ndryshme anëtare.

Sigurimi i ekuilibrit të fuqisë në Evropë është një nga qëllimet gjeostrategjike të SHBA. Administrata Trump po tërheq trupat nga Gjermania dhe vendos në mënyrë proaktive sistemet e mbrojtjes në Evropën Lindore.

Kjo ka krijuar më shumë ndarje në Evropë.

SHBA e konsideron integrimin evropian të mbrojtjes si një pengesë strategjike sesa një përfitim.

Sidoqoftë, rregullimi i politikës së Trump do ta bëjë Gjermaninë të rrisë ritmin e saj për integrimin e mekanizmave evropianë të mbrojtjes.

Autori është studiues i Institutit të Studimeve Evropiane, Akademia Kineze e Shkencave Sociale.

Përkthyer dhe përshtatur nga Global Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja përse Merkel duhet të largohet

“Zemra e Evropës” duhet të rrahë më shpejt!