MENU
klinika

Nga The Washington Post

Biden po e mposht që tani Trumpin!

20.07.2020 - 14:55

Kur Presidenti Trump është përballur me shifra të ulëta sondazhit, reagimi i tij i zakonshëm, të paktën publikisht, është i gjithë mohim, nuk ka vetë-reflektim.

Por nëse presidenti dëshiron të dijë pse hendeku midis tij dhe Joe Biden në sondazhin e Washington Post-ABC News është rritur nga marsi  deri sot, këshilltarët e tij duhet vetëm t’i tregojnë atij shifra të tjera nga sondazhet: 54 përqind e amerikanëve tani besojnë se Biden mund ta trajtonte më mirë pandeminë e koronavirusit, krahasuar me vetëm 34 përqind që i besojnë Trumpit; në mars, ishte 45 për Trump de 43 për Biden.

Dhe nëse Trump dëshiron të dijë se pse këo shifra kanë ndryshuar kaq shumë, të njëjtët këshilltarë mund të rishohin intervistën e tij në edicionin e kësaj jave të “Fox News Sunday”.

Së pari erdhi çështja e gënjeshtrave të njohura në lidhje me përgjigjen pandemike deri më tani: “Rastet e reja kanë dalë sepse ne kemi testimin më të mirë në botë”, kur ka më shumë raste se testime. “Ne kemi një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në botë”, kur Shtetet e Bashkuara kanë në të vërtetë ndër më të lartat. Virusi do të “zhduket”, kur nuk ka prova që kjo nuk do të ndodhë.

Por më prekëse ishte se, në mes të një recesioni dhe një pandemie, presidenti është i fiksuar duke provuar se ai është me të vërtetë i zgjuar.

Kur hosti Chris Wallace theksoi se, megjithë fushatën e Trumpit për zguarsinë e Bidenit, më shumë votues e shohin Biden si më të shëndetshëm mendërisht, Trump tha, “Le të bëjmë një provë tani. Joe dhe unë do të bëjmë një provë”. Kur Wallace tha se ai e kishte bërë provën gjithashtu dhe “nuk është ashtu”, Trump ia ktheu: “Po, pyetjet e para janë të lehta. Por unë do të vë bast që nuk mund të përgjigjesh as në pesë pyetjet e fundit.

Çdo president që bën, një garë për trurin me kundërshtarin e tij, do të ishte mjaft e trishtë. Por që kjo po e bën atë ndërsa miliona humbin punët e tyre dhe mijëra vdesin për shkak të një katastrofe plotësisht të parandalueshme është tragjike.

Edhe këshilltarët e presidentit e kuptojnë këtë: Fushata Trump nuk duhet të fokusohet kq shumë tek Bideni. Por, kjo vështirë se mjafton.

Për sa kohë që përgjigjja pandemike e administratës përcaktohet nga gënjeshtra dhe gabime, ky virus do të mbetet i mbëshjellë rreth qafës së presidentit.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al