“Fitch Ratings” ka zhvlerësuar një numër rekord prej 33 profilesh sovrane të kreditit në gjysmën e parë të vitit dhe agjencia nuk ka mbaruar ende, ndërkohë që pandemia e koronavirusit po “rrënon” financat qeveritare.
James Mçormack, kreu botëror i profileve sovrane të kreditit, tha se agjencia ka vendosur mbi 40 vende në perspektivë “negative”. Kjo nënkupton se nota e kreditit të këtyre vendeve ka shumë mundësi të zhvlerësohet.
“Asnjëherë në histori Fitch ratings nuk ka vendosur 40 vende në perspektivë negative në të njëjtën kohë”, tha Mçormack. Ai shtoi se asnjëherë nuk janë zhvlerësuar 33 vende sovrane në ndonjë vit, ndërkohë që kjo ka ndodhur në vetëm 6 muaj.
Ndër profolet e vendeve që janë zhvlerësuar nga Fitch përfshihet Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Hong Kongu. Mçormack shpjegoi se shumë qeveri kanë rritur shpenzimet për të mbrojtur ekonomitë e tyre nga goditja e pandemisë.
Kjo pritet të shkaktojë një përkeqësim të financave të të gjithë 119 vendeve që vlerësohen nga Fitch. Një përkeqësim i tillë mund të vijë në formën e defiçiteve më të mëdhenj buxhetore apo rritjen e borxheve.
Fitch paralajmëroi gjithashtu në një raport në muajin Maj se dështimet sovrane të pagesave të borxhit mund të shënojnë një nivel rekord këtë vit, prej pandemisë së koronavirusit dhe rënies së çmimeve të naftës. Argjentina, Ekuadori dhe Libani kanë dështuar këtë vit, sipas agjencisë.