MENU
klinika

"Nëse bëjnë dialog me një grup të ngushtë..."

Haradinaj ‘kërcënon’ Hotin: Kur të vijnë në Kuvend…

23.07.2020 - 07:56

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë në Kosovë ka shprehur pakënaqësitë e tij për dialogun Kosovë- Serbi si dhe ka bërë kritika të ashpra ndaj Avdullah Hotit.

Haradinaj thekson se LDK nuk e ka përkrahjen e AAK për dialogje të gjata por duhet korniza kohore. Më tej ai shton se nuk ka një përfaqësues të partisë së tij që të marrë pjesë në procesin e dialogut ndërsa sa i përket emërimit të koordinatorit te dialogut Hyseni, Haradinaj zbulon se partitë e koalicionit nuk janë njoftuar as me mesazh.

Për më tepër Haradinaj shton se me këtë mënyrë Kosova po aa bën të pamundur SHBA-së të marrërolin kryesues në dialog.

Haradinaj kërcënon se nëse LDK dhe Hoti duan të vijojnë dialogun Kosovë- Serbi me një grup të ngushtë njerëzish atëhere duhet të mbahen mirë kur të vijnë në Kuvend.

“I kam bërë të ditur z. Hoti që Kosova mos me humbë mundësinë që dialogun me çu tavolinën e SHBA-së. Hoti duhet ta bëj një hap prapa që të mos e çoj Kosovën në një dialog pa kornizë kohore. LDK nuk e ka përkrahjen e AAK-së për dialogje të gjata, ku ka vetëm pallavra ka emëru Skënder Hysenin. I pari që ia përkrahi është Presidenti Thaçi. Aleanca s’ka qenë as në dijeni. Asnjë SMS nuk e kemi marrë që do ta emëroj Hysenin në çështjen e dialogut. Nëse dojnë me përvetësu dialogun një grup i ngushtë, atëherë le të mbahen mirë kur të vijnë në Kuvend. Nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, s’ka se si me u kyçë Amerika. Ne jemi duke e bë të pamundshme me marr rol Amerika dhe me krye punë”,- tha Haradinaj.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat