Sassuolo ishte një treguar një skuadër e fortë me ekipet e mëdha, duke barazuar me Juventus e Inter dhe duke mundur Lazion, por me Napolin është thyer. Ka mjaftuar një gol i kapitenit të Kombëtare shqiptare dhe një në limite i Allan që të kaltrit të fitonin 2-0.
Tetë minuta i janë dashur Napoli-t për të gjetur golin e avantazhit ndaj Sassuolo-s. Gol që është realizuar nga ylli kuqezi Elseid Hysaj, i cili ka mposhtur portierin me një goditje perfekte nga jashtë zone. Ky është edhe goli i parë për shqiptarin në Serie A.
Hysaj është aktivizuar për 90 minuta të plota, teksa në pjesën e dytë ka bërë detyrën, duke mbrojtur mirë dhe duke i dhënë 3 pikë skuadrës së tij. Në fund Allan shënoi për 2-0. Napoli mban vendin e shtatë, ndërsa Sassuolo të tetin, por me diferencë.