Nga tenisi në futboll, por nuk i ndahet për asnjë moment sportit! Serena Williams ka fituar gjithçka në karrierën e saj të suksesshme dhe tashmë dëshiron që të provojë veten në një tjetër sport.
Legjenda amerikane e tenisit ka njoftuar përmes adresës së vajzës së saj, 2-vjeçare Olimpia në “Twitter”, se ka blerë aksionet e një skuadre futbolli femrash, i cili do të garojë në Ligën kryesore të grave në Amerikës.
Ekipi sapo ka nisur të marrë jetë dhe në mesin e aksionerëve është e gjithë familja e 38-vjeçares, duke nisur nga ajo te bashkëshorti dhe vajza e saj e vogël, Olimpia. Skuadra që pritet të jetë gati për në vitin 2022 momentalisht quhet Angel City, pasi ende nuk e ka një bazë zyrtare se ku do të ketë selinë, stadiumin apo dhe fushat ku do të stërvitet.
Hipoteza më e mundshme është që klubi ta ketë bazën në Los Angeles, ndërkohë që Williams shpreson që këtij projekti ambicioz, Olimpia t’i bashkohet edhe si futbolliste.