Të ardhura bazë të përkohshme për 2.7 miliardë njerëzit më të varfër të botës në 132 shtete në zhvillim, mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, sipas Programit të Zhvillimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Studimi i OKB tregon për 3 opsione, shtime të të ardhurave ekzistuese mesatare, pagesa të njëhershme të lidhura me ndryshimet në standardet e jetesës mes vendeve apo një transfertë e pandryshueshme, pavarësisht origjinës.
“Kohët e vështira kërkojnë masa të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale. Caktimi i të ardhurave bazë për më të varfërit është një opsion”, tha Achim Stenier, administratori i programit të OKB. Koronavirusi ka infektuar të paktën 14.8 milionë njerëz dhe mbi 610,000 vdekje janë regjistruar në të gjithë botën.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se pandemia dhe recesioni që do të ndjekë, mund të shkaktojnë rritjen më të madhe të varfërisë në të gjithë botën që prej vitit 1990. Raporti sugjeron se një mënyrë që vendet të paguajnë për të ardhurat e përkohshme është riorentimi i miliarda dollarë që do të shkonin në shërbimin e borxhit. G20 ra dakord në muajin Prill për të pezulluar pagesat e shërbimeve të borxhit për vendet më të varfëra deri në fund të këtij viti.