MENU
klinika

Një forcë e re politike po i trazon ujërat

As paratë nuk i bëjnë italianët të heqin dorë nga “Italexit”!

04.08.2020 - 12:50

“Italia u deh nga ideja e projektit evropian dhe ra në dashuri. Por tani njerëzit e kuptojnë se ishim më mirë përpara”.

Kjo është ajo që tha Gianluigi Paragone, ish-gazetar dhe senator i Lëvizjes Pesë Yjet, në një intervistë të fundit, duke përshkruar pse po formon partinë rebele Italexit, duke shpresuar të ringjallë debatin e fjetur mbi largimin e mundshëm të Italisë nga Bashkimi Evropian.

Përvoja pandemike e Italisë ka qenë një histori tmerri. Ajo ka 35,000 vdekje, kryesisht në rajonin verior të Lombardisë, ku spitalet ishin tejmbushur dhe mjekët u detyruan të merrnin vendime të vështira.

Ekonomia e Italisë, pritet të bjerë me të paktën 11.2 përqind këtë vit, sipas Komisionit Evropian. Ekonomia e saj e varur nga turizmi është duke “vuajtur” pasi janë ndaluar udhëtimet.

Përkeqësimi i çështjeve, varfëria dhe pabarazia janë rritur prej kohësh në Itali,. Ndërkohë, një qeveri e koalicionit nuk ka arritur të përmirësojë jetën e klasës së mesme. Nuk është për tu habitur që miliona italianë janë të irrituar, të pasigurt dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

Roma, incidente per Gianluigi Paragone: portato in codice rosso al Gemelli  | Il Primato Nazionale

Ky pesimizëm ka ndihmuar që Matteo Salvini të bëhet një emër i rëndësishëm në politikën italiane vitet e fundit.

Gianluigi Paragone ishte kohët e fundit në Londër, ku u takua me udhëheqësin e Brexit Nigel Farage për të kuptuar si të gjejë mbështetje në Itali për një referendum të stilit Brexit.

Si një kryetar i bashkisë në qytetin verior të Verona ka nisur një peticion për Italinë për t’u larguar nga BE, hapi i parë në procesin kompleks të referendumit, ndërsa Vittorio Sgarbi, një kritik arti dhe politika, i cili shërbeu në qeverinë e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, po kërkon gjithashtu një votim për largimin e Italisë nga Bashkimi.

Kur shpërtheu virusi në fund të marsit, spitalet u tejmbushën dhe veshjet mbrojtëse ishin të pakta,  Kryeministri italian Giuseppe Conte iu drejtua Rusisë dhe Kinës për furnizime mjekësore pasi Bashkimi Europian nuk pranoi të zgjidhtte për problemet e Italisë.

Përgjigja e ngadaltë e Evropës shtoi pakënaqësi ndaj projektit Evropian për vite me radhë.

Një sondazh i kryer në prill zbuloi se 70 përqind e italianëve kanë pak ose aspak besim në BE, ndërsa 50 përqind e të anketuarve thanë se ata donin të largoheshin fare.

Procesi i referendumit është kompleks. Traktatet ndërkombëtare nuk mund të ratifikohen (ose anulohen) me referendum në Itali.

Euroskpetikët, pra, duket se po propozojnë një projekt-ligj për nismën popullore për të mbajtur një referendum, i cili kërkon të paktën 500,000 nënshkrime dhe miratim nga gjykata më e lartë e apelit për t’u votuar nga parlamenti.

Ësht një procedurë e ndërlikuar, por procesi akoma mund të fuqizojë populistët e Italisë pavarësisht nëse mbahet referendumi apo jo.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje për një plan masiv të rimëkëmbjes ekonomike, duke pranuar kërkesën e Romës që ekonomia e saj të merrte pjesën më të madhe të fondeve të ndihmës, së bashku me Spanjën.

Kjo mund të ketë zhdukur disa shqetësime të italianëve, por shpërndarja e fondeve mund të zgjasë deri në dy vjet, duke i dhënë atyre që mbështesin Italexit më shumë kohë për të shtuar pakënaqësinë ndaj BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet këshilltari i lartë qeveritar

Italia mund të largohet nga BE…