MENU
klinika

Mbi 21 mijë turistë!

Butrinti antik josh edhe pse, në pandemi…

23.08.2020 - 13:42

       Qyteti i lashtë i Butrintit, 20 km nga Saranda, vijon të mahnisë me bukuritë dhe qetësinë që të ofron parku kombëtar, me mijëra turistë vendas e të huaj.

Konsideruar si një prej destinacioneve që vizitohet nga adhuruesit, njohës antikitetit, ky park ofron një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike, duke u mbiquajtur si një “mikrobotë e historisë shqiptare”.

Dorina Dhima, specialiste për turizmin, pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, tha për mediet, se “qyteti antik i Butrintit dhe muzeu i tij arkeologjik, për periudhën 7-mujore: janar – korrik, u vizitua në total, nga 11,484 vizitorë – 3565 prej të cilëve, ishin të huaj”.

“Shifrat për muajin gusht paraqiten më pozitive, nga fillimi i tij e deri më sot kanë vizituar Parkun e Butrintit afërsisht 10,000 vizitorë. Mendojmë se turistët, deri në mbyllje, muajin gusht, do të tejkalojnë 7-mujorin e vitit 2020”, – thekson Dhima.

Sipas saj, jemi shumë larg numrit të vizitorëve dhe të ardhurave nga shitja e biletave, krahasuar me vitin e shkuar, sërish, në kushtet e pandemisë është vënë re një rritje progresive nga muaji në muaj, qysh prej rihapjes më 18 maj 2020.

“Kryesisht, Butrinti është vizituar nga vendasit. Për këtë sezon, ministria e Kulturës u ka ofruar një tarifë më të ulët hyrjejem si dhe çdo të diel falas. Nga totali i vizitorëve, 4 376 kanë hyrë pa biletë, gjatë këtyre të dielave, deri në muajin korrik”, – tha Dhima.

Arkeologjia e këtij qyteti antik, evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit. Një trashëgimi e njerëzimit, ky është Butrinti. Madhështia e këtij vendi kishte mbetur e fshehur deri në vitin 1927.

Zbulimet e para arkeologjike filluan me Misionin Arkeologjik Italian. Kjo sipërmarrje filloi gërmimet në atë që do të ishte një prej qyteteve më antike të Shqipërisë. Punimet filluan në vitin 1928. Ndonëse punimet arkeologjike asnjëherë nuk kanë përfunduar, mendohet se ajo që shohim sot mund të jetë me shumë mundësi vetëm një e pesta e asaj që ndodhet nëntokë.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).

Përveç shkëlqimit të tij historik, Butrinti është një parajsë për 800 lloje bimësh, 246 lloje zogjsh, 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitarësh.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!