MENU
klinika

“Igli Tare, pikë referimi”

Duka: Shpresoj të kemi sa më shumë lojtarë në Serie A

21.08.2020 - 19:13

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë eksluzive për median prestigjoze “Sky Sport”. Ai ka folur nga Lisbona, ku ai ndodhet për të ndjekur dy finalet e mëdha të Europa League dhe Champions League.

Presidenti Duka ka folur për futbollin në kohë pandemie,  objektivat e Kombëtares shqiptare me trajnerin Reja në krye, për futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali, suksesi i Igli Tares si drejtues i Lazios, etj.

Jemi këtu ne Lisbonë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit z.Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të ndjekur finalen e të dielës. Si e shikoni? Për cilën skuadër bëni tifozllëk? Apo nuk mund të na e thoni?

Në fakt nuk bëj tifozllëk për asnjë nga dy skuadrat finaliste të së dielës, pasi jam një tifoz i Milanit. Milani nuk është këtu, por e shikoj finalen si një ndeshje mes dy klubesh të mëdha që e kanë merituar të vijnë deri në finale.

Jam i lumtur që në fund ne u rikthyem te futbolli dhe kemi arritur t’i mbyllim të gjitha aktivitetet. UEFA është e vetmja konfederatë në botë që ka arritur t’i mbyllëtë gjitha aktivitetet, edhe për këtë jam i lumtur, për këtë organizim.

Ekipi kombëtar shqiptar drejtohet nga një trajner i yni, Reja. Ka një lidhje miqësore, gati vëllazërore nga ana e Shqipërisë. Pas De Biasit erdhi Panucci, tani Reja…

Ka kohë që kemi italianë si trajnerë. Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në Itali edhe e njohin më mirë edhe mentalitetin. Jemi mësuar. Edhe me De Biasin, me kualifikimin në Euro 2016, që për ne shqiptarët ishte si të arrinim yjet.

Mëkat që ishte kjo periudha e virusit, e pandemisë COVID-19, na e ka vështirësuar aktivitetin tonë por kemi të njëjtin objektiv me Rejan, që të kualifikohemi në Euro 2024. Shpresojmë që ta arrijmë me një italian tjetër në stol.

Sa i përket merkatos ka më shumë futbollistë shqiptarë në Itali, si Berisha, Strakosha, Gjimshiti, gjithashtu edhe Tare si drejtor sportiv?

Tare është kthyer në pikë referimi, i cili me buxhet minimal ka arritur suksese me ekipin e Lacios në vitet e fundit. Sigurisht që ka ndihmuar futbollistët shqiptar të afrohen te Lazio apo dhe në skuadrat e tjera italiane.

Kemi shumë talente të rinj që luajnë në Itali siç është rasti i Kumbullës, por kemi edhe të tjerë që janë të perspektivës. Kështu që shpresoj të kemi më shumë futbollistë në Seria A.

Po sa i përket finales së të dielës, si është parashikimi juaj?

Sa i përket finales së të dielës, asaj të UEFA Champions League, është e vështirë që të parashikosh, mendoj sipas meje që Bajern Mynih është një skuadër më e konsoliduar, por është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Armand Duka për “Gazzetta dello Sport”

“Panucci më zhgënjeu, me Rejan synojmë Euro 2024”