MENU
klinika

Pushtetin pritet ta marrë motra e tij

E papritura nga Koreja e Veriut: Kim Jong Un në gjendje kome

23.08.2020 - 18:11

Lajme të bujshme vijnë nga mediat ndërkombëtare, të cilat thonë se diktatori Kim Jong Un është në gjendje kome.

Sipas shërbimeve të Inteligjencës, vendin e tij në krye të pushtetit pritet ta marrë motra e tij, Kim Yo-jong, të cilës ditët e fundit i janë shtuar disa përgjegjësi më shumë.

Gazetari Roy Calley, i cili e ka vizituar disa herë vendin e mbyllur gjatë punës si reporter, i komenton këto lëvizje si të një fshehtësie tepër të lartë, madje sipas tij as vetë qytetarët në Korenë e Veriut, nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh.

Gjithashtu dhe Chang Song-min, ish-këshilltar i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, beson që 36-vjeçari është në gjendje kome. Në fakt, zërat për një vdekje të diktatorit të hekurt kanë pesë muaj që qarkullojnë.

Dyshimet u ngritën kur ai mungoi në ditën e ditëlindjes së gjyshit, gjë të cilën nuk e kishte bërë për aq kohë sa ka qenë në krye të shtetit.

Edhe pse ai u shfaq ditë më vonë në kryeqytetin Penian duke inaguruar një fabrikë mbeturinash, agjencitë e inteligjencës besojnë se imazhet e filmimeve të tij janë të mëparshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pikëpyetjet e mëdha në lidhje me shëndetin e tij

Kim Jong Un ka vdekur?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!