Mori 17 kartonë të verdhë gjatë sezonit të fundit, duke vendosur një rekord në Bundesliga. Klaus Gjasula, tashmë lojtar i Hamburg, jep gjithçka në fushë. Sidoqoftë, shqiptari dëshiron ta moderojë lojën e tij fizike te Hamburg, siç zbuloi vetë në një intervistë…
“Të gjithë kanë cilësitë dhe pikat e tyre të forta. Këto aspekte te mua janë pak më shumë se sa fizike. Kështu që mundohem ta ndihmoj ekipin sa më mirë”.
Janë fjalë të Gjasulës këto, pas seancës së tij të dytë stërvitore në “Volkspark”. Ditët e para në shtëpinë e re kanë lënë përshtypje pozitive te futbollisti ynë kuqezi:
“Më pëlqen shumë Hamburgu. Është një qytet i bukur. HSV është një klub i shkëlqyeshëm, nuk mund të ankohem”. Gjasula mezi pret rolin e tij nën drejtimin e trajnerit të HSV, Daniel Thioune. “Ne kemi nevojë për dikë, që ta udhëheqë skuadrën si shef në fushë”, – kishte thënë trajneri.
“Unë jam një nga anëtarët më të vjetër të ekipit, kështu që denitivisht qëllimi është për të udhëhequr. Sidoqoftë, ka edhe disa të tjerë. Së bashku mund ta bëjmë punën mjaft mirë, – saktëson Gjasula. – Unë jam një djalë, që gjithashtu marr pjesë aktive në ndeshje edhe me gojë.
Pra, përpiqem të komunikoj me bashkëlojtarët gjatë lojës. Gjithashtu, përpiqem të theksoj mënyrën e lojës, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të luaj futboll”.
Drejtori sportiv i HSV, Jonas Boldt, prek shumë nga Gjasula: “Klaus është shumë me përvojë dhe duhet të përmirësojë deficitet tona, që mund të kemi pasur sezonin e kaluar”.
Lojtari, që ka luajtur pesë herë me kombëtaren e Shqipërisë, është i lumtur që tani ndodhet në Hamburg. Gjasula ka ende një detyrë të vështirë përpara; të gjejë një apartament me familjen e tij. “Dua të sistemohem shpejt dhe të zhvendosem këtu me familjen, – thotë ai. – Dhe pastaj do të jem totalisht i përqendruar te stërvitja”.
Rruga në futbollin profesional pasqyron “në një farë mase jetën time, sepse kam punuar nga poshtë lart, – shton Gjasula. – Shpresoj se kjo do të ndihmojë gjithashtu disa lojtarë të rinj, që mund të dëshirojnë të heqin dorë.
Unë besoj se të gjitha investimet në futboll përfundimisht do të shlyhen”. Në fund, një ngacmim për helmetën, që e mban gjatë ndeshjeve dhe stërvitjes, për shkak të një dëmtimi të pësuar në kokë në të kaluarën: “E mbaj edhe në dush. Sigurisht, e heq para se të lahem (qesh…)”