Dështimi i Manchester Cityt në Champions League dhe gjithashtu me zërat që e shohin gjithnjë e më larg Lionel Messin nga Barcelona, është hapur një skenar i ri merkatoje.
Ndryshe nga katalanasit, që janë në krizë totale, anglezët kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri, sipas asaj që shkruan Sunday Mirror. Emri i parë që ka dalë në skenë nuk është as më shumë, e as më pak, por Lionel Messi.
Argjentinasi mund të largohet nga skuadra spanjolle, pasi është krejtësisht i zhgënjyer. Ai do të donte një ribashkim me trajnerin Pep Guardiola, ndërsa ky i fundit sigurisht do të donte të kishte sërish në urdhra 6 herë fituesin e Topit të Artë.
Sheikët e Cityt përballë kinezëve të Interit, por ndoshta asnjëri nuk e blen dot Messin. Sulmuesi argjentinas prej dy ditësh nuk ka lëshuar asnjë deklaratë, ndoshta në pritje të zhvillimeve në klub, ku së pari, do të shkarkohet trajneri Setien, por ende nuk është zbuluar trajneri i ri.