MENU
klinika

Mbrojtësi kuqezi në qendër të merkatos

Presidenti i Veronës: Ka opsion tjetër për Kumbullën

21.08.2020 - 13:07

Nuk pati mundësinë të luante në ndeshjet e fundit në Serie A si pasojë e një dëmtimi, por kjo nuk ka ndikuar në ofertat ndaj Marash Kumbullës, që po qëndron “mbreti” i merkatos së kësaj vere.

Presidenti i Veronës, Maurizio Setti pretendon se Marash Kumbulla mund të qëndrojë në skuadër, pavarësisht ofertave të shumta. Setti foli në lidhje me situatën e mbrojtësit shqiptar në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”:

“Ne po presim për përfundimin e Europa League. Për Kumbullën nuk është i interesuar vetëm Inter, por edhe shumë ekipe të tjera. Ne ende nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që ai edhe të qëndrojë”.

Kujtojmë se për Kumbullën janë të interesuar shumë ekipe, ku më kryesoret janë Inter, Lazio dhe Napoli, por nuk është habi që të largohet edhe jashtë Italisë, teksa disa skuadra e kanë monituar situatën e mbrojtësit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv.trajneri i Kombëtares për talentin shqiptar

“Kumbulla, më mirë te Lazio ose Inter se sa te Juve”