MENU
klinika

Vlerësimi i fazës së parë

Rifillojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë

20.08.2020 - 16:32

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime mbi tregtinë në ditët në vijim, për të vlerësuar progresin e fazës së parë të marrëveshjes së nënshkruar rreth 6 muaj më parë.

Lajmin e njoftoi ministria kineze e tregtisë. Vetëm një ditë më parë, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, deklaroi se nuk janë planifikuar bisedime të nivelit të lartë, ndërsa palët janë në bisedime për implementimin e fazës së parë.

Marrëveshja e arritur më 15 janar u pa si një hap i rëndësishëm përpara, për të zgjidhur luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, ndërkohë që Kina premtoi të blejë sasi të mëdha të produkteve bujqësore dhe industrial. Por, marrëdhëniet u përkeqësuan ndjeshëm pas pandemisë së koronavirusit dhe vendimit të Kinës për të aplikuar ligjin e sigurisë kombëtare edhe në Hong Kong.

Gjithashtu, palën kanë kërcënuar me sanksione ndaj individëve dhe bizneseve, siç ishte platforma kineze video, TikTok. Të dhënat zyrtare sugjerojnë se importet e Kinës të produkteve bujqësore amerikane, atyre industrial dhe energjetike janë shumë larg objektivit të vendosur në marrëveshje. Megjithatë, pas rihapjes së ekonomisë kineze importet nga SHBA kanë shfaqur tendencë në rritje.