MENU
klinika

NBA

Rockets tregojnë forcën ndaj Bucks, Doncic 40 pikë

03.08.2020 - 11:24

NBA ka vijuar me ndeshjet e sezonit të rregullta. Ndonëse në një atmosferë ndryshe, pa tifozë, pozitiv është fakti se pas ristartit më 30 korrik dhe deri më sot, asnjë basketbollist apo pjesëtar i stafit nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

U luajtën 3 ndeshjet e radhës, ku Houston Rockets mposhti 120-116 kryesuesit e Koferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks. Giannis Antetokounmpo realizoi 36 pikë, rikuperoi 18 topa në tabelë dhe dha 8 asiste, por në fund mbetën për statistikë.

Për Rockets, Westbrook shënoi 31 pikë, ndërsa mjekroshi James Harden kësaj here u ndal vetëm me 24 pikë. Houston Rockets renditet në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit.

Në dy ndeshjet e tjera, Orlando Magic, e vetmja skuadër që luan ndeshjet në shtëpi, fitoi 132-116 ndaj Sacramento Kings. Ndërsa Phoenix Suns mposhti 117-115 Dallas Mavericks. Interesant është fakti se tek Orlando, pavarësisht se u realizuan 132 pikë, asnjë nuk shkoi më shumë se 25.

Ndërsa te Dallas spikati Luka Doncic me 40 pikë, 8 rebound dhe 11 asist. Gjithsesi, këto statistika të sllovenit nuk ndihmuan ekipin të fitonte, që u mposht me 2 pikë disavantazh. NBA do të vijojë me ndeshjet çdo ditë për të mbyllur sezonin e rregullt e pastaj për të kaluar në play-off.