17.08.2020 - 06:55
Faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e portofolit të kredisë për tremujorin e dytë të vitit është pezullimi i pagesës së kredive ekzistuese. Sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë, ky faktor ka dhënë 70% të kontributit në rritjen vjetore të kredisë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin privat është rritur me rreth 6.8% në tremujorin e dytë të vitit 2020, normë kjo e ngjashme me atë të shënuar një tremujor më parë. Sipas scan, nëse pagesa e kësteve do të ishte kryer normalisht, me të njëjtin nivel të kredisë së re, atëherë rritja e portofolit do të kishte qenë afërsisht 2%.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rritet te bizneset dhe individët
Kredia afatgjatë arrin në 2.3 miliardë euro
Rritje 20% për vitin e kaluar