Shkencëtarët gjermanë, kanë organizuar tri koncerte me muzikë pop në një ditë, për të hetuar mbi rrezikun që shkaktojnë ngjarjet masive në ambiente të mbyllura, gjatë pandemisë, sipas BBC.
Në koncert, morën pjesë rreth 1,500 vullnetarë të shëndetshëm, të moshave nga 18 deri 50 vjeç. Këngëtari Tim Bendzko, pranoi të performonte në të trija koncertet.
Studimi erdhi pas numrit të lartë të të infektuarve në Gjermani, që nga fundi i prillit. Më shumë, se 2,000 raste janë regjistruar të shtunën, duke e çuar numrin total, në 232,082, sikur raporton Instituti “Robert Koch”.
Studimi, që mori emrin “Restart-19” është krijuar për të hetuar kushtet nën të cilat, mund të mbahet koncerte të tilla gjatë pandemisë.
Koncerti i parë, kishe qëllim të stimulonte një ngjarje para pandemisë, pa masa mbrojtëse. I dyti, përfshinte higjienë më të madhe dhe pak distancë sociale, ndërsa dhe i treti përfshinte gjysmën e personave në një distancë prej 1.5m.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin testuar paraprakisht, u ishin dhënë maska dhe pajisje për të matur distancën mes tyre. Studiuesit, po ashtu përdorën dezinfektues që linte gjurmë në sipërfaqet që preknin pjesëmarrësit.
Këngëtari Bendzko, tha se ishte i kënaqur me performancën dhe audiencën. “Shpresoj që këto rezultate do të na ndihmojnë për të mbajtur sërish koncerte para audiencave” – ka thënë ai.
Rezultatet e studimit, priten të dalin gjatë vjeshtës.