MENU
klinika

Pritet "ofensiva" e Lazios

Tashmë është Inter një hap larg Kumbullës

01.08.2020 - 13:17

Ishte shumë pranë Lazios, por Marash Kumbulla së fundmi është afruar edhe më shumë me Interin dhe tashmë duket se me shumë mundësi do të jenë zikaltërit ata që fitojnë luftën për shërbimet e shqiptarit.

Drejtuesit e Interit dhe ata të Veronës kanë gjetur dakordësinë për shifrën 30 milionë euro. Por, investimi i Interit për Kumbullën nuk do të mbyllet me kaq. Tashmë, palët kanë nisur bisedimet për lojtarët e rinj zikaltër që do të kalojnë te veronezët.

Emrat në tavolinë janë ato të Aguame, Salcedo apo Esposito. Sapo të zgjidhet edhe ky ngërç i fundit, pritet që të vijë zyrtarizimi, e Kumbulla të hedhë një hap të madh në karrierë pas vetëm një viti në Serie A, ku me aftësitë e tij impresionoi shumë klube edhe jashtë Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv.trajneri i Kombëtares për talentin shqiptar

“Kumbulla, më mirë te Lazio ose Inter se sa te Juve”