MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Zgjedhjet në Amerikë mund t’i shkatërrojë vetëm një njeri!

06.08.2020 - 08:30

Nëpër sondazhe, Presidenti Trump po përgatitet për një humbje këtë nëntor. Ai tha javën e kaluar se votimi “i rrezikshëm” me postë do të rezultojë në zgjedhje “çrregullta”,”. Rezultati mund të jetë që “ju kurrë nuk do tadini se kush fitoi zgjedhjet,” paralajmëroi ai.

Trump nuk ka asnjë arsye logjike për pretendimet e tij.

Votimi me postë ka disa probleme, pork a rezultuar efektiv në disa shtete.

Megjithatë, këto zgjedhje në mes të pandemisë do të jenë ndryshe nga zgjedhjet që janë mësuar shumë amerikanë, dhe Trump do ta shfrytëzojë këtë.

Ndaj shtetet duhet të përgatiten tani,; dhe Kongresi duhet t’u japë atyre fondet për ta bërë këtë.

Por gjithashtu duhet një autoritet asnjanës, ku kombi mund të drejtohet për siguri se votat po numërohen siç duhen.

Këtë vit, nuk mund të ketë ndonjë fitues të parashikuar natën e zgjedhjeve, apo edhe ditë më vonë, sepse votat me postë e ndryshojnë shumë shpejt rezultatin.

Rezultatet paraprake të natës së zgjedhjeve, mund të duken të favorshme për Trump, pasi më pak republikanë sesa demokratët duket se janë të interesuar për votimin.

Do të ndihmonte shumë nëse një komision autorizues do të ishte i gatshëm të vëzhgonte dhe vlerësojë parregullsitë e pretenduara, për të sqaruar që zyrtarët e votimit në  Xhorxhia po numërojnë votat dhe nuk po i mbushin vetë kutitë .

Trump nuk do të mbledhë një komision të tillë, sepse ai dëshiron kaos.

Por udhëheqësit e kongresit mund ta bëjnë këtë. Norm Ornstein i Institutit të Ndërmarrjeve Amerikane sugjeron që ish-presidentët George W. Bush dhe Barack Obama mund të kryesojnë komisionin.

Komisioni mund të mbështetet në grupe me përvojë të SHBA për monitorimin e zgjedhjeve.

Disa partizanë partiakë do të refuzojnë të besojnë shifrat, pavarësisht gjithçkaje.

Por një komision mund të ndihmojë ata amerikanë që thjesht mund të hutohen, për të bërë dallimin midis atyre që janë probleme të vërteta dhe atyre që janë “marrëzi trumpiane”.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al