Pas disa ditë heshtje nga administrata amerikane e presidentit Donald Trump, sot Sekretari i Shtetit Mike Pompeo lëshoi një deklaratë duke shprehur shqetësimin në lidhje me raportimet paraprake mjekësore se kreu i opozitës ruse Aleksey Navalny ishte helmuar.
Ai mbështëti opsionin e hetimit të rastit “nëse deklaratat e mjekëve dëshmohet të jenë të sakta”.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar thellësisht nga konkluzionet e raportuara nga ekspertët mjekësorë gjermanë. “Nëse raportet do dëshmohet se janë të sakta, Shtetet e Bashkuara mbështesin thirrjen e BE për një hetim gjithëpërfshirës dhe janë të gatshëm të ndihmojnë”, – tha Pompeo duke shtuar se hetimi duhet të jetë transparent dhe se të gjithë personat e përfshirë duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Deklarata e Pompeo vjen gati një javë pasi zëdhënësi i Navalny njoftoi se kritiku i Kremlin ndodhej në gjendje kome pasi dyshohej se ishte helmuar. Ai u evakuua nga qyteti siberian Omsk dhe u transportua për në Berlin ditën e shtunë.
Spitali gjerman që po e trajton atë u shpreh përmes një deklarate të hënën se testet tregojnë se ai Navalny është helmuar dhe se ndodhet në koma artificial në kujdesin intensive.
Bashkimi Europian menjëherë bëri thirrje për nisjen e hetimeve kurse Administrata Trump ka qënë krejtësisht e heshtur deri më sot për çështjen Navalny.
Sipas zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Rusi, Zëvendës Sekretari Stephen Biegun “shprehu shqetësim të thellë” për gjendjen e kreut të opozitës ruse në një takim në Moskë me Ministrin e Jashtëm të federatës Sergej Lavrov.
Ndërkohë Ambasadori amerikan në Rusi John Sullivan tha se autoritetet ruse duhet të nisin një hetim të menjëhershëm, gjithëpërfshirës dhe transparent për të gjetur shkaktarët e këtij akti”