MENU
klinika

Shifrat e BSH

Bie fluksi i investimeve të huaja

29.09.2020 - 20:08

Fluksi i investimeve të huaja direkte gjatë tremujorit të dytë të vitit është regjistruar në rënie të lehtë, për të prekur shifrën e 221 milionë eurove, nga 233 që vlerësohet tremujori i parë i vitit, tregojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Sipas këtyre të dhënave, rënia fiksohet në masën 5.4%.  Sipas aktivitetit ekonomik, pjesa dërrmuese e investimeve të huaja direkte në vendin tonë janë kanalizuar në energjetikë, plot 90 milionë, ose 40% e totalit. Në tremujorin e parë, energjetika zëvendësohej nga industria nxjerrëse, e cila me pandeminë, duke se ka marrë një goditje të rëndë, me flukset në vetëm 6 milionë euro, nga 76 milionë në periudhën janar-mars të këtij viti.

Sipas scan, në vend të parë qëndron Zvicra me 74 milionë euro, e ndjekur nga Holanda me 45 milionë euro. Si dhe Turqia në vendin e tretë, me 28 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN