MENU
klinika

Ndiqni sekuencat dhe zgjidhni!

“BBC Culture” propozon filmat e tetorit…

04.10.2020 - 13:41

      Prestigjiozja britanike, vjen me disa sugjerime për kinemanë e vjeshtës… Teksa dita fillon e mpaket, për t’i bërë vend netëve të gjata të dimrit, ekrani i madh apo ai i shtëpisë, pret t’i rikthehet gjithë vëmendja e munguar. Filmi: romancë, triller, komedi apo çfarëdo teme, e ngritur kjo në nivelin artistik, filozofik apo atë me përmasa reale, mbetet një dritare e hapur ku ne shohim çfarë ëndërrojmë…

 

Titujt më poshtë, janë përzgjedhur nga BBC dhe me siguri, janë mëse të realizuar:

 

          “The Trial of the Chicago 7”

Një dramë e Netflix’ ngjarja është bazuar në një protestë kundër luftës së Vietnamit, që degradoi në një përplasje të dhunshme me Sigurimin e Shtetit. Me një kastë të shkëlqyer aktorësh, si: Mark Rylance, Joseph Gordon-Levitt, Michael Keaton, Eddie Redmayne dhe Sacha Baron Cohen

“Possessor”

Tekno-trilleri sureal i Brandon Cronenberg, mund të duket sikur i përngjan stilit të babait të tij, David Cronenberg, mirëpo,  po ashtu mund të tërheqësh paralele mes punës së regjisorëve Christofer Nolan dhe Charlie Kaufman, me më shumë therje dhe nxjerrje sysh.

“Summer of 85”

Një prej regjisorëve më profilikë francezë, François Ozon, është kthyer në rrënjët e tij ose më saktë në adoleshencë, në adaptimin e novelës së Aidan Chambers, që trajton një historie dashurie mes dy adoleshentëve homoseksualë.


“Over the Moon”

Një nga animacionet e para të financuara nga Netflix, po ashtu një nga të parët si bashkëpunim amerikano-kinez. “Over the Moon” është bazuar në një legjendë kineze për perëndeshën e hënës, Change dhe një vajzë të vogël, që ndërton një raketë për ta vizituar atë.

“I Am Greta”

Një prej dokumentarëve më të përfolur të momentit, për vajzën autiste që nisi një lëvizje globale prej protestave të saj në shkollë, lidhur me ndryshimet klimatike, deri ngritja e saj si aktiviste.

“Rebecca”

Një prej adaptimeve më të famshme të “Rebecca”, romancës gotike shkruar nga nga Daphe du Maurier, një version i të cilës u përshtat nga Alfred Hitchcock, me aktorë Laurence Olivier dhe Joan Fontaine.

“On The Rocks”

Filmi i ri i Sofia Coppola-s, në të cilën ngjashëm me “Lost in Translation”, ka si karakter kryesor Bill Murray-n, në rolin e një burri të vjetër që i jep këshilla martesore një vajze të re.

“Honest Thief”

Ky film, me personazh Liam Neeson, në zhanrin aksion, mund të duket si një vazhdim i filmit “Taken”. Neeson luan Tomin, një hajdut në pension, që premton t’i kthejë fitimet e tij, nëse i reduktohet dënimi me burg.

“Eternal Beauty”

Kjo dramë, përcjell historinë e Jane, një grua e re që vuan nga skizofrenia, familja e saj toksike dhe një qytet që i shterron shpirtin, sado tenton të ecë përpara dhe të ketë lidhje normale.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB