Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se MB është e gatshme të largohet nga bisedimet tregtare pas Brexit me Bashkimin Evropian nëse nuk ka një ndryshim të rëndësishëm të qasjes nga blloku.
Në një deklaratë me video për udhëheqësit që morën pjesë në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel, ai tha se MB do të ishte e gatshme të përqafonte një dalje pa marrëveshje në fund të vitit nëse BE nuk mund t’i ofrojë Britanisë një marrëveshje të tregtisë së lirë sikurse Kanadasë.
Duke folur në samitin të Enjten, Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Johnson të qëndrojë në tryezën e negociatave, duke thënë që të dy palët kishin nevojë për të gjetur gjuhë të përbashkët ndërsa bisedimet e trazuara do të përfundonin.
BE kishte propozuar zgjatjen e bisedimeve me dy ose tre javë të tjera, por në një deklaratë të enjten, Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel tha se i takonte Britanisë së Madhe të “bënte lëvizjet e nevojshme” për të bërë të mundur një marrëveshje.