Administrata e Trump ka propozuar 20 miliardë dollarë ndihma shtesë për industrinë e aviacionit, në paketën e re të stimujve që po negociohet me demokratët, me vlerë mbi 1.5 trilionë dollarë. Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha se propozimi i fundit prej 20 miliardë dollarë do t’i zgjasë ndihmat me 6 muaj, pasi industria ka nevojë urgjente për mbështetje.
“American Airlines” dhe “United Airlines”, 2 prej linjave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se do të nisin largimet e përkohshme të 32,000 punëtorëve këtë Javë, ndërkohë që nuk ka shpresa për një paketë të shpëtimit nga Washingtoni.
Linjat ajrore në SHBA kanë kërkuar ndihma në 25 miliardë dollarë për të mbrojtur vendet e punës për 6 muaj të tjerë, pasi paketa skadoi këtë javë. Negociatat mbi ndihmat e koronavirusit mes Shtëpisë së Bardhe dhe Dhomës së Demokratëve, kanë ngecur kryesisht prej përmasës së paketës, me demokratët që synojnë 2.2 trilionë dollarë dhe Shtëpia e Bardhë që nuk lëviz nga 1.5 trilionë dollarëshi. Meadows refuzoi të ofrojë vlerën totale të propozimit të fundit nga Shtëpia e Bardhë, port ha se është mbi 1.5 trilionë dollarë.