MENU
klinika

Cilat janë shtetet kyçe për fitoren?

Çfarë duhet ditur kur Amerika voton, si funksionon sistemi?

04.11.2020 - 09:39

Në SHBA amerikanët kanë dhënë votën për vendimin që kanë marrë, për të zgjedhur si president Donald Trumpin apo Joe Bidenin. Ç’pritet të ndodhë, si funksionon sistemi i votimit dhe cilat shtete janë kyç për fitoren.

Votuesit amerikanë dhanë votën ditën e martë. Votimi filloi në dy qytete të vogla në New Hampshire, sipas traditës. Presidenti republikan Donald Trump përballet me konkuruesin demokrat Joe Biden, për të marrë edhe një mandat tjetër katëvjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sondazhet kanë nxjerrë paraprakisht se Bideni ndodhet në përparësi në nivel kombëtar, por rezultati është i hapur për shkak të një numri shtetesh kyçe ku rezultatet midis të dy kandidatëve janë të përafërta

Pritet thyerje rekordi në pjesëmarrjen në zgjedhje

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA ka qenë rreth 55 përqind vitet e kaluara. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë çështje që vendoset në nivel shteti, dhe për shkak të pandemisë COVID -19 shumë shtete kanë modifikuar rregullat për dhënien e votave duke zgjeruar më shumë votimin duke shkuar personalisht, votimin online dhe votimin nëpërmjet letrës me postës.

Një numër rekord amerikanësh, 91 milionë e kanë dhënë votën para ditës së votimit.

Me anë të votimit të hershëm në Texas, deri më 30 tetor janë hedhur shumë më tepër vota se janë hedhur në zgjedhjet e kaluara më 2016.

Me votimin duke shkuar personalisht tek kutia e votimit, më 3 nëntor numri i përgjithshëm i votave të hedhura mund të shënojë rekorde.

Ka rëndësi kush shkon të votojë më 3 nëntor

Pavarësisht nga hedhjet e hershme të votave për shkak të pandemisë COVID-19, vajtja tek kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor, do të luajë një rol të rëndësishëm. Republikanët preferojnë të hedhin votën personalisht, kështu që ekipi i fushatës elektorale të tij ka thënë se pritet që një numër i madh mbështetësish të tij të shkojnë tek kutitë e votimit.

Votimi i hershëm i ka dhënë demokratëve një avantazh të lehtë, por votuesit me ngjyrë, që mbështesin kryesisht demokratët, preferojnë ta hedhin votën vetë tek kutia e votimit, kështu që pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do jetë shumë e rëndësishme për fitoren e Bidenit.

Votuesit nën 30 vjeç, pjesa më e madhe e të cilëve nuk ka marrë pjesë në votime në zgjedhjet e 2016-ës, duket se janë mobilizuar këtë herë dhe 63 përqind e tyre kanë ndër mend t’ia japin votën Bidenit. Vota e tyre do të jetë shumë e rëndësishme.

Votuesit latinë, një bllok i larmishëm me tendenca të ndryshme, mund të ndihmojë në arritjen e rezultateve në shtete të caktuara. Në votimet e kaluara pjesëmarrja e latinëve në votime ka qenë më e ulët se mesatarja amerikane, por një numër rekord prej 32 milionë votuesish do jenë në gjendje të votojnë më 2020, kështu që vota e tyre do jetë vendimtare.

Si funksionon sistemi i votave?

Zgjedhja e presidentit amerikan nuk varet nga numri i votave. Fituesi vendoset nga kollegji zgjedhor, një trupë prej 538 zgjedhësish të caktuar për këtë punë, ose delegatësh, që caktohen nga secili shtet dhe nga Uashington D.C. Që të fitojë një kandidat duhet të fitojë sa më shumë shtete për të siguruar shumicën e atyre që kanë zgjedhur shtetet për kolegjin zgjedhor, pra 270. Arritja e kësaj shifre është e vetmja gjë që ka rëndësi në zgjedhje.

Cilat janë shtetet kyçe

Meqenëse anëtarët e kolegjit zgjedhor nuk janë në proporcion të drejtë me numrin e popullsisë, shtete të caktuara kanë influencë më të madhe në fitoren e një kandidati se sa shtetet e tjera. Disa shtete që kanë shumë anëtarë të kolegjit zgjedhor janë fitore e sigurt për një parti. Por shtetet më të rëndësishme janë ato me një numër të konsiderueshëm votash dhe ku konkurenca midis dy kandidatëve është e madhe.

Këto shtete janë Florida (me 29 anëtarë për kolegjin zgjedhor), Pensilvania (20) Ohio (18), Miçigani (16), Karolina e Veriut (15), Arizona (11), Minesota (10) dhe Viskonsin (10). Gara është duke u bërë shumë e ashpër në dy shtetet historikisht republikane, Georgia (16) dhe Teksas (38). Një fitore e Bidenit në një nga këto shtete do të ishte humbje e madhe për republikanët dhe do t’i jepte avantazh të madh demokratëve të arrinin shifrën 270.

Kur priten rezultatet?

Varet nga shteti dhe nga rregullat e tij për zgjedhjet. Amerika kontinentale ka katër zona, Alaskën dhe Havain, plus dy të tjera. Qendrat e para të votimit do të mbyllen rreth orës 23:00 UTC. Pjesa tjetër do të mbyllin gjashtë orë më vonë. Mbas mbylljes së qendrave të votimit, parashikimet për fituesin do të bëhen në bazë të rezultateve të votimit dhe votave të numëruara. Numri i madh i votimit me postë elektronike mund ta komplikojë më shumë marrjen e rezultatit përfundimtar. Ndërkohë që disa shtete e fillojnë numërimin e votave me postë elektronike para ditës së zgjedhjeve, disa të tjera nuk kanë pasur mundësi të fillojnë numërimin para 3 nëntorit. Disa shtete e kanë shtyrë marrjen e rezultatit, që do të thotë se votat e dërguara me postë mund të mbërrijnë pas disa ditësh. Në shtete ku gara është e fortë, mund të jenë këto vota që vendosin kush do të jetë fituesi./Dw

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN