“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si kurohet skuqja e fytyrës nga dermatiti seborraheic?
Mjeku: Një patologji tjetër mjaft e hasur që shoqërohet me skuqje të lëkurës së fytyrës dhe në përqindje më të lartë të meshkujt, është dhe dermatiti seborrheic. Një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, kruajtje, skuama të imta dhe seborre në lëkurën e fytyrës e të kokës (ajo që quhet zbokth), madje edhe në trup.
Personat që e kanë këtë patologji, shpesh vihen në siklet në ambientet sociale për shkak të fytyrës së tyre të skuqur, të yndyrshme dhe të mbuluar me skuama të imta (copëza lëkure të bardhë të ngjashme me zbokthin). Kjo patologji është e lokalizuar më tepër në atë që quhet zona T në fytyrë, aty ku janë dhe më së shumti gjendrat e yndyrës.
Ekspozimi në diell duket se e përmirëson këtë patologji.
Ku konsiston trajtimi mjekësor i saj?
Ndërsa trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e pomadave që kanë në përbërje ketoconazol apo ciclopirox (përbërje antimykotike), përdorimi i pomadave me kortizonikë të dobët duhet të bëhet nën kujdesin e mjekut dermatolog dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohe. Gjatë fazave të acarimit të patologjisë, mjaft efektive janë përdorimi i itrakonazolit, ketokonazoloi apo flukonazoliy (barna antimykotike) në rrugë sistemike për format e rënda të patologjisë, kurse zbokthi i kokës trajtohet me përdorimin e shampove që në përbërje të tyre kanë selenium sulfide (2.5%), ketoconazole, ciclopirox acid salicylik, tar, selenium, sulfur ose zink.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.