MENU
klinika

Analiza

Çfarë do të bëjë Evropa kur Merkel të zhduket?

07.12.2020 - 16:50

Çfarë do të bëjë Evropa kur Mutti të zhduket?

Asgjë nuk pasqyron më mirë gjendjen e politikës evropiane sot sesa fakti që një rosë e çalë është lidere e saj.

Pas gati 16 vitesh si kancelare, Angela Merkel ka vendosur të largohet pas zgjedhjeve të Gjermanisë në vjeshtën e vitit 2021.

Deri atëherë, ajo ka të ngjarë të mbetet udhëheqësja më me ndikim në kontinent.

Për dekadën e kaluar, Merkel ka qenë dora e qëndrueshme, që nga Recesioni i Madh dhe kriza e zonës euro deri tek COVID-19. Ajo e mbajti Evropën të bashkuar përballë Brexit dhe Donald Trump, duke u bërë, de facto “udhëheqësja e botës së lirë”, ndërsa Uashingtoni u tërhoq.

Inercia është statusi i saj i paracaktuar. Merkel, 66, nuk e çon përpara politikën e BE-së. Ajo e lejon atë të vazhdojë kur ajo heq veton.

Kjo është ajo që ndodhi me fondin e rikuperimit të BE të këtij viti. Prej kohësh rezistente ndaj konceptit të eurobonove, Merkel më në fund pranoi idenë e borxhit të përbashkët për të financuar një paketë stimuluese të koronavirusit këtë pranverë, duke përpiluar një plan me Presidentin francez Emmanuel Macron. Fondi prej 750 miliardë eurosh do të lidhte së bashku fatet ekonomike të vendeve anëtare të bllokut më shumë se kurrë më parë.

Por kjo marrëveshje është në rrezik, duke u përballur me veto nga Varshava dhe Budapesti në një ngërç për institucionet e tyre demokratike.

Merkel i ka dhënë përparësi marrëdhënieve të përzemërta mbi gjithçka tjetër me fqinjët e BE-së .

Jashtë BE-së, rezistenca e Merkel ka një ndikim të thellë në marrëdhëniet e bllokut me fuqitë e tjera.

Ndërkohë, pavarësisht presionit nga SHBA dhe provokimeve të përsëritura nga Presidenti rus Vladimir Putin, Merkel po vazhdon me tubacionin Nord Stream 2 për të transportuar gaz rus.

Dhe ndërsa lëvizja e saj jo karakteristike e guximshme në 2015 për të pranuar më shumë se një milion refugjatë e bëri atë një heroinë humanitare, kancelarja ka treguar pak guxim për rrezikimin e interesave të biznesit gjerman duke u ballafaquar me Kinën për qendrat e paraburgimit në Xinjiang ose shtypjen në Hong Kong.

Largimi i Merkel mund të nxisë debat për këto çështje në Bruksel.

Megjithatë askush nuk duket të jetë pretendent serioze për të mbushur pantallonat e bëra me porosi si udhëheqëse e Evropës.  Është e vështirë të imagjinosh dikë tjetër që vështron Putinin ose trembet nga zemërimi i fundit i Trump.

Ashtu si nuk ka asnjë zëvendësim të dukshëm në nivelin e BE, Merkel mbetet e fuqishme në shtëpi sepse nuk ka asnjë “pasardhës” të dukshëm.

Pas Merkel, Berlini ka të ngjarë të përfshijë lojtarë të rinj, të tillë si të Gjelbrit, ndërsa e djathta ekstreme duket se do të mbajë vendin e saj në Bundestag.

Në Bruksel, mungesa e saj do të nxisë konkurrencë më të fortë midis vizioneve shumë të ndryshme për të ardhmen e BE-së, pa “nënën” për të ndërprerë luftimet.

Merkel mund të mos e ketë çuar Evropën përpara por pa dyshim e mbajti atë të bashkuar.

Trashëgimia e saj e vërtetë do të varet nga ajo që do të ndodhë kur ajo të jetë zhdukur dhe epoka e koalicioneve të mëdha që ajo personifikoi të mbyllet.

Përkthyer dhe përshtatur nga Politico.eu/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Çfarë po lë pas kancelarja gjermane?

Angela Merkel – Sukseset dhe dështimet