“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë e shkakton embolinë pulmonare?
Mjeku: Embolia pulmonare është një gjendje e rrezikshme për jetën që shfaqet kur gjaku i mpiksur ose ndonjë material tjetër bllokon një arterie pulmonare. “Embolia pulmonare nuk është një sëmundje por është komplikacion i trombozës së thellë venoze”. Kjo patologji shpesh shkaktohet nga shkëputja e një trombi, apo një fragmenti të tij i cili ndalon në bifurkimin ose në një nga degët kryesore pulmonare, për çka edhe procesi emërohet tromboembolia pulmonare.
Vendet e formimit të trombeve janë: pulpat e këmbëve, venat e pelvisit, venat e uterusit (pas lindjes) atriumi i djathtë në të sëmurët me IKK.
Faktorët predispozues
Staza e gjakut (shtatzënia, obeziteti, IKK)
Anomalitë dhe dëmtimet e murit e venave (proceset kirurgjikale fleboskleroza)
Çrregullimet e koagulimit të gjakut (mungesa e antitrombinës III, trombozat pas operacioneve, rritja e fibrinogjenit).
Shkaqet
Shumica e embolive pulmonare, në 90 % të rasteve shkaktohen nga trombozat venoze të gjymtyrëve të poshtme dhe ndonjëherë nga flebitet e legenit, të çara superior ose të dhomëzave të zemrës.
Megjithatë, pothuajse në 15 % të rasteve asnjë rrethanë favorizuese nuk është gjetur.
Klinika
Dhimbje gjoksi, dispne, hemoptizi= vajtje mendje për tromboemboli
Format atipike si gjendjet e shokut, bronkospazma, rritje e temperaturës 38
Në varësi të obturimit të arteries ose degës pulmonare kemi: takikardi, takipne, dhimbje gjoksi, kollë, aritmi.
Duhet dyshuar për TEP (tromboemboli )
Kur kemi anomali pulmonare (mushkërisë ose dhe kardiake të zemrës të një pacienti me flebit
IKK kur nuk gjen shkak të qartë të saj
Dispne (marrje fryme) e takipne (frymëmarrje të shpeshtë) të pashpjegueshme.
Sputum me rrema gjaku e hemoptizi
Versament pleural
Rritje e temperaturës e pashpjegueshme, rritje e pulsit dhe e frekuencës respiratore
Keqësim të sëmurëve kronike pulmonare
DIAGNOZA
Klinika e ekzaminimet na ndihmojnë për vendosjen e saktë të diagnozës
Ekzaminimet
Grafi =hije në formë rrumbullake apo trekëndëshi ku kemi të bëjmë me pakësim të vizatimit pulmonary, ngritje lart e hemidiafragmës, minimal likid atelektaza në formë bande.
Gjak =leukocite
Astrup hipoksemi e hipokapni (ulje të oksigjenit e të gazit karbonik)
D Dimer (përjashtuese)
Ekg =shenjat e mbingarkesës
Angiografi
Shintigrafi
Skaner AngioSkaner
Tipe të veçanta të embolisë pulmonare
Embolizmi dhjamor: Është gjendje patologjike e cila përkufizon hyrjen dhe shtegtimin me gjakun qarkullues të një numri të konsiderueshëm masash dhjamore, me pasoja bllokimin e mikro qarkullimit të organit të goditur. Organet më të prekura nga embolat dhjamore, më të rënda për shëndetin e jetën e të sëmurit janë mushkëritë, truri dhe veshkat.
Embolizmi gazor ose embolizimi me likid amniotic: Embolia gazore është formë e veçantë e embolisë e shkaktuar nga hyrja dha qarkullimi i ajrit në brendësi të vazave të gjakut. Ky ajër formon flluska ose bula gazore, të cilat brenda në qarkullim mund të obstruktojnë rrjedhën vaskulare pothuajse aq lehtësisht sa dhe masat trombotike. Kjo situatë zhvillohet për shembull në rastet kur një notar – zhytës ose polumbarist ngjitet me shpejtësi nga thellësia, e cila sjell deri tek dekompresioni i shpejtë gjatë së cilës gazrat e organizmit si oksigjeni, dyoksidi i karbonit dhe azoti, që ndodhen në gjendje të tretur në trup, lirohen në formë flluskash gazore që mbushin e bllokojnë venat e gjakut.
Embolizmi tumoral: Në pacientë që vuajnë nga sëmundjet tumorale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.