MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Lodhja kronike, cilat janë simptomat?

09.12.2020 - 10:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Lodhja kronike, cilat janë simptomat?

Mjeku: Shumica e rasteve fillojnë papritmas, si një sëmundje gripale, ndërsa një pjesë e madhe e rasteve fillojnë brenda disa muajve pas kalimit të streseve të forta. Edhe pas sëmundjeve të shumta infektive qofshin këto virale ose bakteriale dihet që kemi një periudhë relativisht të gjatë lodhjeje dhe pamundësie edhe pse sëmundja ka kaluar. Lodhje mund të shkaktojë edhe ndërprerja apo reduktimi i një jete aktive fizike apo edhe intelektuale.

kryesorPër shembull, njerëzit që janë marrë me aktivitete sportive dhe i ndërpresin ato ose periudha e daljes në pension mund të përjetohet mjaft keq nga shumë persona pasi kemi ndryshim të stereotipisë së përditshme (të rutinës apo zakoneve të përditshme). Në këto raste njerëzit kalojnë më shumë kohë në shtëpi, flenë më gjatë, pakësohen kontaktet me njerëzit dhe ankohen më shumë për dhimbje muskujsh e kockash, dhimbje koke të ashpërsive të ndryshme, dhimbje fyti, marrje fryme, vështirësi në gëlltitje, marrje mendsh, gjendje të fikëti, zhurma apo gurgullima zorrësh, kapsllëk apo diarre, të dridhura dhe djersitje natën, probleme të humorit (ankth, nervozizëm, depresion).

Shumë persona me këtë problem munden të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme edhe pse ndihen të lodhur, por mjaft prej tyre mund të zënë dhe shtratin nga pafuqia dhe paaftësia. Ky sindrom është mjaft i shpeshtë te gratë kur hyjnë në menopauzë si rezultat i ndryshimit të bilancit hormonal. Në asnjë rast nuk duhen lënë pas dore shqetësimet që përjetojnë gratë gjatë periudhës së menopauzës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4 pyetje që duhet të diskutoni me mjekun

A është gërhitja frymëmarrje jonormale?