MENU
klinika

Ndihmojnë edhe në largimin e toksinave

Çajrat dimëror që do t’ju rikarikojnë bateritë

31.01.2021 - 09:05

Secili prej nesh kultivon zakone të ndryshme, por gjithsesi të gjithëve na pëlqen ta fillojmë ditën tonë me një aromë të mirë dhe tërheqëse – veçanërisht nëse nuk kemi fjetur. Nëse ndieni nevojën për të rikarikuar bateritë dhe për të pastruar trupin tuaj nga toksinat e dëmshme, këto çajra të shijshëm gjatë dimrit mund t’ju ndihmojnë.

Çaj kanelle

Kanella është një nga antioksidantët më të fuqishëm në botë. Përveç kësaj, kanella ndihmon në humbjen e kileve të tepërta dhe shkon shumë me pijen e ngrohtë, të preferuar nga të gjithë në dimër – çajin. Vetëm një lugë çaji, pak limon dhe mjaltë do të mjaftojnë për një shpërthim të vërtetë të aromës.

Këtë çaj mund ta shijoni në mëngjes, por edhe në mbrëmje. Të shijosh një filxhan të ngrohtë çaji është mënyra më e mirë për t’u çlodhur, apo jo?

Caj xhinxheri

Xhenxhefili është perfekt për ditët e ftohta të dimrit dhe ndihmon shumë me të përzierat dhe problemet me stomakun. Përveç kësaj, xhenxhefili ndihmon në rigjallërimin e trupit dhe kënaqësia e përditshme e çajit të xhenxhefilit ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të zgjidhni çajin, të shtoni pak mjaltë, limon dhe xhenxhefil dhe të derdhni ujë të nxehtë tek përbërësit. Pas kësaj, gjithçka që duhet të bëni është të shijoni shijen pikante që do të thotë shëndet!

Çaj me Turmeric, (shafran Indie)

Kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, kujdesi për mëlçinë dhe reduktimin e inflamacionit, përdorimi i shafranit të Indisë është e pashmangshme. Në 300 ml ujë shtoni 1/4 lugë çaji shafran i Indisë, 1/4 lugë çaji xhenxhefil dhe 1 lugë gjelle mjaltë dhe çaj sipas zgjedhjes suaj.

Këto tre kombinime të çajit do të mbushin trupin tuaj me energji të pastër dhe shumë të nevojshme, por nuk do t’ju ndihmojnë të largoni të gjitha pasojat e vakteve të pa shëndetshme ose zakoneve të jetesës. Nëse zakonet tuaja të këqija të tilla si konsumimi i tepërt i alkoolit, cigareve dhe ushqimit jo të shëndetshëm ju shkaktojnë probleme, ne ju këshillojmë përzemërsisht t’i ndryshoni ato!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I gjeni lehtësisht në treg

5 çajrat aleate të një gjumi të mirë