MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga nervi shiatik, a mund të shkoj në llixha?

21.01.2021 - 12:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Vuaj nga nervi shiatik, a mund të shkoj në llixha?

Mjeku: Nëse pacienti nuk ka problem me tensionin arterial dhe aritmi zemre, llixhat bëjnë mirë. Nuk ka garanci që e zgjidh problemin, por sigurisht lehtëson dhe ndihmon në këtë drejtim. Gjithsesi do të ishte mirë që pacienti para se të shkojë në llixha, fillimisht të konsultohet me mjekun ortoped ose me fizioterapistin që po e ndjek. Në këtë mënyrë mund të sigurohet që të mos ketë probleme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si mund ta kuroni

Vuani nga nervi shiatiku?!

Ja disa ushtrime shumë të thjeshta

Si të lehtësoni dhimbjen e shpinës?