MENU
klinika

100-vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Meta: Klima e biznesit është goditur rëndë, koha për rigjallërim…

19.02.2021 - 17:13

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.

Kreu i shtetit e konsideroi këtë një ngjarje historike për qytetin dhe për gjithë sipërmarrjen në nivel kombëtar.

Presidenti tha se klima e biznesit në Durrës është goditur rëndë, duke u shprehur se është koha për një rigjallërim dhe mbështetje të sipërmarrësve nëpërmjet politikave fiskale e ekonomike, që garantojnë konkurrencën e lirë.

Postimi i plotë

I lumtur të merrja pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, një ngjarje historike jo vetëm për këtë qytet, por për të gjithë sipërmarrjen në nivel kombëtar.

Misioni dhe veprimtaria e këtij institucioni ka qenë gjithmonë mbrojtja e përkujdesja ndaj interesave ekonomike të biznesit të Durrësit, për të rritur dhe zgjeruar vazhdimisht marrëdhëniet tregtare dhe industriale, por edhe për të promovuar eksportin e prodhimeve autentike shqiptare.

Në mirënjohje të kësaj veprimtarie të vyer një shekullore, pata kënaqësinë të vlerësoja Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit me Titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”.

Durrësi, për fat të keq, përveç problemeve që ka në tërësi klima e biznesit, është goditur shumë rëndë vitet e fundit nga tërmeti dhe nga pandemia, me pasoja tepër serioze, aq sa të ardhurat e sipërmarrësve janë ulur ndjeshëm.

Ndaj është koha për një rigjallërim, për t’i dhënë frymëmarrje dhe përmirësuar klimën e biznesit, duke mbështetur në veçanti sipërmarrësit me ide novatore, nëpërmjet politikave fiskale e ekonomike, që garantojnë konkurrencën e lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mirënjohje për të gjithë profesionistët"

95-vjetori i themelimit të BSH/ Meta: I dha mbështetje biznesit…

Fondet nga Programi i Bujqësisë

579 milionë lekë për fermerët, shpërndarja


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!